Futboll Seria A Sport

“DOGJI CR7 NË MARKIM”/ Ja vlerësim befasues i mediave italiane për Hysajn

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistë absolut të Napolit në fitoren që të kaltrit arritën kundër Juventusin në “San Paolo” me rezultatin 2-1.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte një ‘piston’ në krahë dhe i kujdesshëm në prapavijë. Hysaj arriti të markoi mjaftë mirë Cristiano Ronaldo duke ndihmuar ekipin e tij të rikthehej tek fitorja pas 3 humbjesh radhazi në Serie A.

Ja vlerësimi i mediave italiane për Hysajn:

“Calciomervato.web” Nota 7 “Arrin t’i qëndrojë shumë shpesh i ngjitur Ronaldos dhe së bashku me ndihmën e Kajehonit frenojnë portugezin që të shpërthejë në korsinë e majtë. Në fazën defensive ishte thuajse perfekt, por në pjesën e dytë arriti që të ndalojë edhe një tentativë të frikshme të CR7.

“TuttoNapoli” Nota 6.5 “Për t’u vlerësuar për paraqitjen fantastike të bërë sidomos në pjesën e dytë, në fazën defensive. Ai jo vetëm e dominoi korsinë e tij, por shumë shpesh ofroi dalje të shpejta në mbështetje të mesfushës dhe të sulmit.

Related posts

PAS 10 MINUTASH LOJË/ Mesfushori Gomez zhbllokon sfidën ndaj Milan me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

HISTORIA E REKORDMENIT SHQIPTAR QË JETON NË ITALI/ Atleti Nikolli: Ëndërroja futbollin, u bëra kampion në…

Delo.autor

KËRKON TË RIKTHEHET NË EUROPË/ Mandzukic lë milionat e Katarit, ofertë për t’i zënë vendit shqiptarit

Delo.autor

Leave a Comment