Sport Të tjera

ORGANIZATORËT MARRIN VENDIMIN/ Sportistet nëna që i ushqejnë fëmijët me gji mund t’i marrin në Olimpiadë

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë vendosur të lejojnë sportistet femra që ushqejnë ende fëmijët e tyre me gji t’i marrin ata me vete në Fshatin Olimpik, gjatë kohës që zhvillohet Olimpiada.

Për këto sportiste do të bëhet një përjashtim, pasi prania e familjarëve në Olimpiadë është e ndaluar si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe masave të rrepta që janë marrë në Japoni.

Sipas organizatorëve janë disa sportiste femra që ushqejnë fëmijët me gji dhe që janë kualifikuar në Olimpiadë. Ato do t’i marrin fëmijët me vete, por do të respektojnë të gjitha normat anti-Covid.

Related posts

NISMA GJENIALE/ Në Francë çdo gol do të vlejë 500 euro këtë fundjavë

Delo.autor

Barça do ta huazojë, Atletico Madrid dhe Arsenali në “pole” për sulmesin francez

Sadik.Autor

SHOKOHET SHQIPËRIA/ Goditja e radhës, humbasim SHPRESËN E GOLAVE ndaj Skocisë

Isa.Autor

Leave a Comment