Futboll Sport

ANGLI-DANIMARKË/ Sfida pritet e hapur nga të dyja ekipet në “Wembley” (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 21:00, Anglia dhe Danimarka do të ndeshen për të siguruar një biletë për në finalen e Champions-it, aty ku i pret Italia.

Anglia vjen si favorite kryesore në këtë takim pasi ‘’3 Luanët’’ vijnë me një statistike të frikshme duke mbajtur rekordin si skuadra që nuk ka pësuar asnjë gol në 5 ndeshje të luajtura në këtë Europian. Përballë do të kenë një Danimarkë e cila nuk ka çfarë humbet dhe di të shënojë shumë gola. Këtë e ka treguar dhe në sfidat e kaluara ku në 5 sfida ka shënuar plotë 11 herë, 10 prej të cilëve në 3 sfidat e fundit.

Tifozët anglez janë të bindur për suksesin e kombëtares së tyre aq sa kanë filluar të prenotojnë bileta për finalen e madhe të 11-korrikut. Sfida pritet e hapur dhe mjaft e bukur pasi danezët nuk kanë çfarë humbasin pavarësisisht se përballë do të kenë një skuadër të mbushur me yje.

Sa i përket përballjeve direkte mes dyja skuadrave, dominojnë anglezët me 13 fitore në 23 ndeshje. Në 5 sfida ka triumfuar Danimarka, ndërsa 5 të tjera janë ndarë në barazim. Sa i përket formacioneve, Sauthegejt do të aktivizojë nga minuta e parë 19-vejçarin Saka në vend të Sanço, ndërsa në krahun tjetër, Hjulmand do të mbështetet tek Braithuejt dhe Dolberg në sulm.

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLIA: Pikford, Uoker, Shou, Stons, Meguajer, Rajs, Filips, Maount, Sterling, Saka, Kejn, Trajner: G. Sauthgejt

DANIMARKA: Shamjkel, Vestergard, Kjaer, Maele, Kristensen, Delanej, Damsgard, Striger, Hojbjerg, Dolberg, Braithuejt, Trajner: K.Hjulmand

Related posts

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Taulanti dhe Arbnora zbulojnë emrin e vogëlushit (FOTO)

Delo.autor

Shqiptarët i dhanë fitoren Zvicrës, tifozët serbë sjellje vandale në Vjenë

Isa.Autor

“EL CLASSICO” MBETET PA DATË/ La LIGA iu vendos “KUFIRIN” klubeve

Delo.autor

Leave a Comment