Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA ZBARKON NË POGRADEC/ Trajnerit Shehi i pëlqen fusha. Ja çfarë ndodhi në stërvitjen e parë…

Zyrtarisht klubi kryeqytetas Tirana ka nisur në Pogradec fazën përgatitore ditën e djeshme. I pari që u shfaq në stadiumin e qytetit të Pogradecit ishte trajneri Shehi rreth 20 minuta përpara se ekipi tjetër Dinamo të lironte stadiumin.

Në këto momente pati përshëndetje të përzemërta midis tij, Shkëmbit, stafit të Dinamos dhe drejtueseve të klubit të Pogradecit. Në orën 18:30 Shehi mblodhi lojtarët në mesfushë dhe direkt filloi me kritika drejt lojtarëve. Njësoj si Shkëmbi, edhe Shehi e vuri theksin te loja me sa më pak takime dhe mbajtje të topit. Ai u shpreh: “Fusha qenka në kushte të mira, kështu që të fillojmë stërvitjen dhe të japim maksimumin”.

Si çdo fillim stërvitjeje, edhe skuadra e Tiranës e filloi me disa vrapime të lehta. Pas vrapimit lojtarët u ndanë dy e nga dy dhe bënë disa xhonglime dhe pak minuta më vonë disa ushtrime të lehta fizike. Sërish Shehi i vuri lojtarët të vraponin dhe njëkohësisht edhe duke bërë ushtrime të ndryshme me piketa, pasime, kërcime dhe goditje në porta të vogla gjatë vrapit. Ndërkohë, si gjithmonë, portierët u trajnuan veçmas grupit të lojtarëve, me ushtrime të ngjashme, por nën urdhrat e trajnerit të portierëve, Alfred Osmani.

Pas rreth 40 minutave ushtrime dhe vrap, trajneri Shehi e ndau skuadrën në dy grupe dhe zhvilloi një lojë pa porta dhe i udhëzoi lojtarët që të prekin topin vetëm dy herë, ata që e humbnin zotërimin e topit futeshin në mes dhe kishin detyrë për ta rifituar atë. Një risi ishte vendosja e shiritave të verdhë në kokë te njëri grup dhe jo veshja e jelekëve me ngjyra, ashtu siç jemi mësuar të shohim zakonisht, ndarjen brenda ekipit për t’u dalluar kur zhvillohet ndeshje kontrolli. Pasi ranë temperaturat, u zhvillua për rreth 40 minuta edhe një ndeshje kontrolli sërish me udhëzimet e trajnerit Shehi, ku nuk lejonte më shumë se tri prekje të topit. Ra në sy fakti që seanca stërvitore u shfrytëzua në maksimum deri në të errur.

Related posts

Roma arrin akordin me Kluivert, Ajax do 20 milion euro

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Pas Ramsey, Juventus “BOMBARDON” me një yll tjetër

F.autor

E BUJSHME/ Portieri Szczesny zbulon dhuratën që Ronaldo ua bëri bashkëlojtarëve pas kartonit të kuq me Valencian

Delo.autor

Leave a Comment