Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Në Olimpiadë në moshën 13-vjeçare, britanikja vendos rekordin historik

Britanikja Sky Brown, do të jetë sportistja më e re në moshë që merr pjesë në një Olimpiadë: 13 vjeçe e 11 ditë në momentin që do të garojë në Japoni, më 4 gusht, në disiplinën e skateboard. Ajo do të thyejë rekordin e notares Margery Hinton, vendosur në Olimpiadën e vitit 1928, në Amsterdam, që garoi kur ishte 13 vjeçe e 44 ditë.

Brown, e cila do të festojë 13 vjetorin gjatë Olimpiadës, u shpreh se për të të garojë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” që zhvillohen këtë verë në Japoni është një ëndërr që bëhet realitet. Ajo synon të frymëzojë njerëzit dhe do të garojë për medaljen e artë në garën e skateboard, ku do të përfaqësojë britaninë e Madhe.

“Është një ndjenjë e çmendur. Është më shumë se një ëndërr që bëhet realitet. Do të përpiqem të bëj më të mirën e mundshme për vendin tim. Jam e emocionuar dhe e lumtur njëkohësisht”, tha Sky Brown, e lindur në japoni me baba anglez dhe nënë japoneze.

Related posts

U BLE NGA MILAN PËR 30 MILIONË EURO/ Mbërrin në Milano portugezi i talentuar… (VIDEO)

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ SUPER Sulmuesi i MAN UNITED drejt PSG, Mourinho nuk e do

Isa.Autor

AKUZA E RADHËS NDAJ LOJTARIT TË UNITED/ Bankierja tregon momentet e horrorit: Mund të kisha vdekur

F.autor

Leave a Comment