Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Tenistët: Po vdesim në fushë! Organizatorët shtyjnë oraret e ndeshjeve

Ndeshjet e tenisit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke nisur nga nesër, kur fillon faza çerekfinale, do të luhen vetëm në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Kjo për shkak të protestës së disa tenistëve, që thanë se temperaturat e larta e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të ndeshjeve.

Ai që ka ngritur më shumë zërin është rusi Daniil Medvedev, numri 3 në botë, që në takimin e sotëm ndaj Fabio Fognini ka kërkuar dy herë ndërhyrjen e mjekut. “Gati sa nuk më ranë të fikët në fushë prej vapës së madhe. Nëse vdesim në fushë, do të jetë faji juaj”, tha rusi pas ndeshjes.

Ndërsa tenistja spanjolle Paula Badosa u largua nga fusha me një karrige me rrota, pasi vendosi të tërhiqej nga ndeshja ndaj Marketa Vondrousova, pasi e kishte të pamundur të luante.

Për pasojë, organizatorët e Olimpiadës vendosën spostimin e orarit të ndeshjeve, që do të nisin pas orës 15:00. Temperaturat sot në Tokio shkuan deri në 31 gradë.

Related posts

MERKATO NË SUPERIORE/ Nga Dinamo te Partizani dhe Teuta, ja të gjitha lëvizjet e kryera…

Delo.autor

PARTIZANI MERR LAJMIN E KEQ/ Kaçe nuk ia del për derbin, mbyll vitin pas dëmtimit

Delo.autor

NUK E KA NISUR NË MËNYRËN E DUKUR KAMPIONATIN/ Solskjaer do të ndërtojë një ekip ëndrrash, ja plani i tij

Delo.autor

Leave a Comment