Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË ANGLI/ Mbrojtësi i Chelseat refuzon transferimin tek gjigandët e Serie A

Mbrojtësi i Chelseat Gary Cahill ka refuzuar transferimin tek Juventus, Monaco dhe Fulham në ditën e fundit të merkatos së janarit.

Chelsea ishte gati ta lejonte të largohej Cahill në janar, teksa lojtari i përfaqësueses angleze ka bërë vetëm shtatë paraqitje këtë sezon.

Fulham dhe Chelsea madje kishin arritur marrëveshjen për blerjen përfundimtare, por 33-vjeçari nuk arriti akordin financiar me klubin e Claudio Ranierit.

Mësohet se ai gjithashtu ka refuzuar transferimin tek gjigantët e Serie A, Juventus, dhe Monaco-s në Ligue 1. Ai do të luftojë për një vend titullari te Chelsea i Sarri-t.

Kontrata e Cahill skadon në fund të sezonit. Ish-lojtari i Bolton dhe Aston Villa ka fituar dy herë titullin e Premier League dhe trofeun e Champions League gjatë shtatë viteve te Chelsea.

Related posts

Fjalimi motivues i Leo Messi pas turpërimit që Spanja i bëri Argjentinës

Sadik.Autor

TRAGJEDI NË AFRIKË/ Shembet stadiumi, 1 i vdekur dhe 37 të plagosur

Isa.Autor

“OPERACIONI SHKOI MIRË”/ Mesfushori Memushaj: Kam nevojë për pushim, ja sa do të qëndroj jashtë fushave

Delo.autor

Leave a Comment