Futboll Kategoria Superiore Sport

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ SHERIF/ Tronditet Teuta, ja sa do të mungojë sulmuesi Vila…

Tronditet Teuta! “Panorama Sport” mëson se sulmuesi durrsak, Lorenco Vila, do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 javë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit kundër Sherif Tiraspolit.

Lorenco Vila, dje në stadium me këmbën e fashuar duke ndjekur shokët e skuadrës që stërviten

Stafi mjekësor bëri ekzaminimet për lojtarin dhe rezultoi që ai ka pësuar një frakturë te kocka fibula (kavilje). Fibula normalisht nuk kërkon një operacion të veçantë për ta lidhur këtë kockë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në një muaj.

Stafi mjekësor e ka konfirmuar diçka të tillë, por ata shprehen se bëhet fjalë për një dëmtim jo të rëndë dhe futbollisti nuk do të mungojë shumë gjatë.

Kjo gjë sjell telashe për trajnerin Edi Martini, i cili në dy sezonet fundit e kishte lojtar kryesor dhe po shënonte në vazhdimësi, por nuk do ta ketë në dispozicion për dy ndeshjet e turit të dytë në Konferencë Ligë

Related posts

U KRITIKUA NGA TRAJNERI/ Talenti italian kërkon takim me Romën për të diskutuar mbi të ardhmen

Delo.autor

“ME TË MËDHATË MARRIN PIKË”/ Braziliani i Skënderbeut rrëfehet para sfidës me Kukësin

Delo.autor

REI MANAJ ME EKIP TË RI/ Sulmuesi shqiptar pritet të prezantohet te Trabzonspori

F.autor

Leave a Comment