Futboll Seria A Sport

U DIAGNOSTIKUA ME KANCER NË FYT/ Gazidis mesazh nga Amerika: Nuk ma merrte mendja kurrë që…

Ivan Gazidis, CEO i AC Milan, i cili u diagnostikua me kancer në fyt ditët e fundit, foli për kanalet zyrtare të klubit kuqezi: Jam mirë, po punoj gjatë ditës dhe është e vërtetë që po bëj disa teste e analiza për të filluar terapinë. Do të jem mirë dhe mezi po pres të kthehem në Milano. Milani po rritet dhe ne synojmë të bëjmë mirë. Mesazhet e marra nga e gjithë bota e futbollit më kanë lënë pa fjalë.

Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë, sidomos ‘Curva Sud’ se bëri diçka të bukur dhe të gjithë klubin e AC Milan. Këto gjëra më japin kaq shumë forcë, është si një erë pas meje që më shtyn përpara. Për mua është më e lehtë me këtë mbështetje, si për një lojtar në fushë. Tani e kuptoj se çfarë ndiejnë lojtarët kur “San Siro” është plot. Nuk ka asnjë ndjesi në botë më mirë se kjo. Mezi pres t’i shoh fansat përsëri në “San Siro”, duhet të kthehemi në futboll me stadium të plotë, shpresoj se mund të ndodhë së shpejti.

Unë jam gati për këtë sfidë dhe do të kthehem së shpejti. Në mëngjes, megjithatë, gjithmonë punoj me disa kolegë brenda klubit. Unë kam besim të plotë te stafi i Milanit, kemi një ekip të shkëlqyeshëm si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Sezoni do të jetë i rëndësishëm dhe ne të gjithë po punojmë shumë. Faleminderit përsëri të gjithëve. Gjithmonë, forca Milan”.

Related posts

Drogë nëpërmjet Shqipërisë, telashet nuk kanë fund për presidentin e Olimpiakosit

Sadik.Autor

SHQIPËRIA FITON/ Broja fenomenal mposht me një PERLË Hungarinë

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Klubi gjerman shkakton të qeshura të mëdha, zbardh kalendarin me videon epike (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment