Futboll Sport

VAJZË APO DJALË? Florian Marku po bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës

Florian Marku është një ndër emrat më të suksesshëm shqiptarë, i cili na ka bërë të krenohemi gjithmonë me arritjet e tij jashtë vendit. Ai është zhvendosur prej muajsh vitesh në Londër, ku dhe vazhdon karrierën e tij.

Teksa e ndajnë pak ditë nga dueli i rëndësishëm me Maksim Prodan, një gëzim i madh ka mbërritur në familjen e tij.

Boksieri nga Lushnja do të bëhet me djalë dhe këtë e ka zbuluar në një ceremoni të veçantë me miq dhe shokë të tij, ku duket mjaft i emocionuar.

“Faleminderit Zotit presim nje djal 🙏🏻☝🏻 @eirini_konomi”, ka shkruar ai krahas videos të lajmit të pritjes së ëmbël të partneres së tij.

VIDEO
Ai është një nga sportistët shqiptarë të momentit, pasi me triumfet e tij ka ngjallur kureshtje si brenda, edhe jashtë vendit, ku kryen edhe aktivitetin e tij si kikboksier. Marku është kampion ndërkombëtar në stilin e tij dhe në mbi 45 ndeshje të zhvilluara në kikboks dhe 5 në kategorinë UFC, 28-vjeçari i lindur në Lushnjë, por i formuar si sportist në Greqi, nuk njeh asnjë humbje.

Shpirti i tij rebel dhe luftarak ka bërë që Florian Marku të provojë edhe burgun, ku tregon edhe historitë e ndryshme që ka përjetuar gjatë kësaj eksperience.

Related posts

REVOLUCION TEK LIVERPOOL/ Dimensioni i ri i Diogo Jota, kandidat titullar në vend të Firmino

Delo.autor

PO VUAN TEK MILANI KËTË SEZON/ Ylli sulmit kërkohet nga klubi gjigand i Europës…

Delo.autor

Kukësi “ndërron” stadium, jo vetëm për Europën në “Loro Boriçi”

Sadik.Autor

Leave a Comment