Futboll Sport

OFERTA SPECIALE/ Faqja pornografike i vjen në ndihmë Barcelonës për të rinovuar me Mesin

Uebsajti i filmave pornograf “Stripchat”, i ka ofruar Barcelonës 10 milionë euro në përpjekje që t’i ndihmojnë për t’ia rinovuar kontratën yllit të skuadrës, Lionel Mesi.

34-vjeçari është lojtar i lirë pasi kontrata trevjeçare i skadoi, ku për katër vitet e fundit me katalanasit, fitoi plot 476 milionë dollar.

Pavarësisht se ende nuk është bërë zyrtare, media spanjolle, AS, raporton se Mesi do rinovojë edhe për dy vite. Javën e kaluar, presidenti i La Ligaës, Javier Tebas njoftoi se Barcelona duhet të zbresë pagat dhe të bëjë ndryshime për të rinovuar me Mesin.

Kjo nënkupton që klubi duhet të ndryshojë mënyrën e financave. Lidhur me këtë çështje, në ndihmë ka dal edhe faqja pornografile ‘Stripchat’.

Ata kanë ofruar 10 milionë euro drejt presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, në shkëmbim për një marrëveshje me tyre. Maks Benet që është zëvendëspresident i “Stripchat” deklaroi se do ofrojë 10 milionë euro, por në këmbim kërkon të jetë partner i Barcelonës për edicionin e ardhshëm.

“Si tifoz i futbollit jam në dijeni që Barcelona është duke provuar të gjejë marrëveshje për rinovimin me Lionel Mesin. Do ishte turp që Leo, lojtar i Barcelonës për 20 vite të largohet. Në mënyrë që të ndihmoj kontratën, doja të ofroja 10 milionë euro për t’u bërë partner me Barcelonën për edicionin e ardhshëm.

“Në Stripchat, jemi specialist në kualitet të drejtpërdrejte ku kemi 420 milionë tifozë brenda muajit në gjithë botën. Teknologjia jona do jepte kënaqësi tjetër shikimit të drejtpërdrejtë të futbollit dhe Mesit në botë”, deklaroi ai. Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Laporta do e konsiderojë këtë ofertë të ‘çmendur’ duke marrë parasysh se borxhet e Barcelonës janë në vlerë 1 miliardë euro.

Related posts

“Jepini hapësirë italianëve”/ Zaneti i del kundër Mançinit: Në fushë luajnë vetëm…

Isa.Autor

Vinicius: E dua Neymarin, por unë e mbështes Realin

Q.Autor

Heroi rus, Akinfeev: “E kuptuan të gjithë se luajmë futboll!”

Sadik.Autor

Leave a Comment