Futboll Sport

VENDOSET NË MESFUSHË/ Spanja mjeshtre por Italia nuk është më “klasë punëtore”

Itali-Spanjë është më shumë se një gjysmëfinale, është një klasike e futbollit evropian, një sfidë e vështirë për tu parashikuar pasi përballë janë dy përfaqësuese totalisht të ndryshme në ADN por dhe shumë të ngjashme në filozofinë e lojës që kanë sjell në këtë “Euro2020”. Të dyja janë të fiksuara pas idesë për të pasur kontrollin total të topit, Spanja ka më shumë se një dekadë që e aplikon një filozofi të tillë, e kthyen në art duke fituar në këto vite një Kupë bote dhe dy herë Evropianin, në fushë nuk janë më lojtarë si Xavi apo Iniesta, mjeshtra të kësaj filozofie por ka mbijetuar ende Busquest i cili së bashku me Koke dhe Pedri do të përpiqen të mbajnë lart këtë trashëgimi të madhe.

Për të mposhtur Spanjën ekziston një antidot, mjafton ti bllokosh mesfushën, ti neutralizosh krahët dhe të besh presing lart, kjo sigurisht nuk është aq e lehtë por përballë do të ketë një Itali, e transformuar totalisht me Mancini në stol i cili ka në dispozicion tre mesfushorë të klasit botëror, Verrati-Jorginho dhe Barella. Të tre mesfushorët janë jo vetëm shumë punëtorë, vrapojnë pafund, por janë dhe mjeshtra në qarkullimin e topit. Përpara tre vitesh për këto lojtarë flitej pak, aty ishin, pasi kanë një moshë jo të re, Verrati 28, Jorginho 29, por diskutimi sot ka ndryshuar shumë dhe Mancini ka në dispozicion një nga dyshet më të forta në botë në mesfushë. Kësaj dyshe i shtohet edhe Barella, Kante i Italisë, një lojtarë punëtorë i palodhur që e bën këtë tredhëmbësh me të vërtetë fantastik.

Related posts

NBA/ Clippers mposhten nga Kings, fitojnë Boston dhe Toronto

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Legjenda e “Djajve të Kuq” sulmon: Futbolli i Van Gaal ka qenë më i keqi se…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Mbappe ndëshkon Club Brugge (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment