Futboll Seria A Sport

VËSHTIRËSITË EKONOMIKE/ Zgjidhja kalon nga paratë, ja 4 problemet e Milanit…

Zgjidhja kalon nga paratë, ja 4 problemet kuqezi Milani ka investuar deri në këto momente thuajse 60 milionë euro në merkato, duke qenë klubi që ka shpenzuar më shumë në Itali, megjithatë paratë nuk e blejnë dot lumturinë. E as nuk i zgjidhin dot problemet. Kuqezinjtë i shqetësojnë disa problematika të cilat po i analizojmë.

1. FANTAZISTI – Largimi i Çalhanoglusë ka lënë një boshllëk në pozicionin pas shpinës së Ibrës nëse Milani vijon të luajë me 4-2-3-1. Brahim Diaz nuk mund të përballojë të gjithë sezonin, sidomos kur kampionati të gërshetohet me Championsin. Në këto kushte, nevojitet një numër 10 dhe drejtori Maldini po duhet të gjejë të duhurin.

2. ZËVENDËSIT – Në janar do të zhvillohet Kupa e Afrikës dhe Kesi me Benaserin do t’i bashkohen Bregut të Fildishtë dhe Algjerisë. Përveç Tonalit, nuk ka asnjë alternativë në nivel dhe te Milani nuk duan të varen nga uljet-ngritje e Kruniçit apo përvoja e pakët e Pobegas. Pa zëvendës direkt është edhe Davide Kalabria, duke qenë se Andrea Kontit i është shpjeguar se nuk do të jetë pjesë e ekipit në sezonin e ri. Mbrojtësin e djathtë mund ta bëjnë Selemekers dhe Kalulu, por i pari ka karakteristika shumë sulmuese, ndërsa i dyti shihet si qendërmbrojtës nga Pioli.

3. PYKA E RE – Prej javësh Milani po ndjek Kaio Zhorzhin dhe afrimi i tij me kosto të ulët do të ishte arritje e madhe. 19-vjeçari do të kishte kohën e duhur të përshtatej edhe me ndihmën e dy “ustallarëve” si Ibrahimoviç dhe Zhiru.

4. STOK -Vështirësitë e mëdha janë në frontin e shitjeve. Lojtarë si Kastijeho, Konti, Kruniç, Hauge, Kaldara e ndonjë tjetër, përveç se të padobishëm për projektin teknik, rëndojnë në arkat e klubit me thuajse 15 milionë euro (rroga plus taksa). Përveç se kursim, largimi i ndonjërit mund të sillte para të freskëta, të cilat do të investoheshin për nevoja të skuadrës në problematikat e sipërpërmendura.

Related posts

Mourinho planifikon të ardhmen, 35 milionë stërlina për mbrojtësin e Atletico

Sadik.Autor

MERR LAJME NEGATIVE NGA BURSA/ Juventus “rrëzohet” në Serinë B, ja shkaku (FOTO)

Delo.autor

Grupi F/ Rindizen shpresat e Gjermanisë, ja skenarët e “pancerave” me Suedinë

Sadik.Autor

Leave a Comment