Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PLANI I BUJSHËM/ Ibrahimovic pret të kthehet në fushë, tek Milan e presin si… drejtues

Zlatan Ibrahimoviç po bëhet gati të kthehet në fushën e lojës, që të tregojë vlerat e tij me Milanin. Dëmtimi në gju i humbi Europianin dhe mund ta penalizojë në fazën përgatitore, por sulmuesi pret të kthehet në fushë që në javët e para të Serisë A. E ndërsa Ibra pret me zor të kthehet në fushë, te Milani po e presin si… drejtues.

Sipas “Corriere Della Sera”, në klubin kuqezi janë të bindur të mbajnë sulmuesin edhe pasi të mbyllë karrierën e tij, kurdo qoftë ai moment. Ibra i ka vënë si objektiv vetes që të luajë edhe në Botërorin e vitit të ardhshëm me Suedinë ndaj kjo do të thotë edhe të paktën një vit e gjysmë në fushat e lojës. Por në klub I kanë bërë gati që tani një tavolinë punë atij për ta bërë pjesë të bordit drejtues të kuqezinjve.

Edhe lojtari duket se e pëlqen një ide të tillë, pasi ka pranuar shpesh se te kuqezinjtë ndjehet si në shtëpi dhe nuk I ndërron me asnjë klub tjetër. Ndaj për të nuk do të jetë e vështirë që si fillim të integrohet si ambasador I klubit, e më pas të marrë pozita edhe në sektorin teknik, për të përçuar eksperiencën e tij te brezat e rinj.

Related posts

Sophie Rose, tifozja më seksi e Chelsea-it (FOTO)

Sadik.Autor

NUK KANË FUND SKANDALET NË FRANCË/ Agjentja akuzon presidentin e Federatës: Më shihte si gjoks dhe b*thë

F.autor

Diellor Beseni i Lirisë ftohet nga Shqipëria U-17

Q.Autor

Leave a Comment