Futboll Sport

ZËVENDËSUESI I HAKIMI/ Inter merr një “po” edhe nga mbrojtësi që shkëlqeu me Holandën në “EURO 2020”

Interi ka në dorë “po”-në e Hektor Bejerinit, e ndërkohë ka marrë pëlqimin edhe të Denzel Dumfris, për të cilin ka një duel të hapur me Evertonin e Rafael Benitezit.

Janë për momentin dy alternativat më të pëlqyera për të zëvendësuar Ashraf Hakimin. Zikaltrit po synojnë të arrijnë një akord brenda fundit të muajit për t’i dhënë mundësi Inzagit të ketë përforcimin e ri në dispozicion përpara miqësoreve verore.

Preferohet holandezi: Interi ka marrë informacione, i ndalur nga një kërkesë prej 20 milionë eurosh që për klubin zikaltër është momentalisht e lartë.

Për të grumbulluar një “thesar” mund të përdoren paratë e shitjes së Gravilon, Pinamontit, Dalbertit dhe Lazaros.

Related posts

Prezantohet Sarri: Chelsea që do të ndërtoj do t’ju argëtojë me spektakël dhe…

Isa.Autor

SURPRIZË E BUKUR PËR GATTUSON/ Ribashkohet “Garda e Vjetër” tek stërvitja e Milanit (VIDEO)

Delo.autor

Pagesa të kripura e shpenzime pa fund, ja sa kushton të bëhesh futbollist në Shqipëri

Sadik.Autor

Leave a Comment