Futboll Premier League

Arsenali fiton bindshëm ndaj Everton, Aubameyang debuton me supergol

Pas humbjes turpëruese nga Swansea një javë më parë, Arsenali e ka rigjetur rrugën e fitores në mënyrë më bindëse të mundshme duke e dërrmuar tërësisht 5-1 Evertonin në “Emirates”, ku debutoi me gol edhe blerja më e re e klubit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Arsenali dhe Evertoni u takuan në kuadër të javës së 26-të të Premierligës angleze, ku djelmoshat e Arsene Ëenger triumfuan bindshëm, raporton Express.

Aron Ramsey dhe blerja tjetër e Arsenalit, Henrikh Mkhytarian zhvilluar një ndeshje për t’u mbajtur në mend, pasi i pari shënoi het-trik në minutat 6-të, 19-të dhe 74-të, ndërsa i fundit kompletoi het-trik me asiste, dy për uellsianin dhe një për ish-bashkëlojtarin te Dortmundi, Aubameyangun.

Aubameyang, edhe pse në pozitë të dyshimtë jashtë loje, shënoi gol të bukur në minutën e 37-të duke e paraboluar portierin mysafir.

Në këtë ndeshje edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, dhuroi një asist, për golin e dytë të Ramseyt.

Arsenali me këtë fitore ka grumbulluar 45 pikë në vendin e gjashtë, pesë më pak se vendi i katërt, Chelsea.

Në anën tjetër, pas një ndeshjeje për t’u harruar, Evertoni mbetet në vendin e 10-të me 31 pikë.

Related posts

VLAHOVIC APO CHIESTA? Kush do të largohet nga Juventus? Allegri duket se e ka marrë vendimin final

F.autor

MERKATO E VERËS/ Trajneri Sarri me ide të qarta tek Lazio, Igli Tare tenton rikthimin e sulmuesit brazilian…

Delo.autor

SALA ISHTE VENDIMTAR KUNDËR TOTTENHAMIT/ Legjenda e “Të Kuqve”: Ja arsyeja kryesore e hubjes së garës për titull

Delo.autor

Leave a Comment