Futboll Sport

PAS KUALIFIKIMIT NË GJYSMËFINALEN E “COPA AMERICA”/ “Demi” Lautaro: Messi bën gjithmonë diferencën

Lautaro Martinez, sulmuesi i Argjentinës dhe i Interit, pas fitores në çerekfinalet e Kupës së Amerikës kundër Ekuadorit dha disa deklarata të përcjella nga portali spanjoll “AS”:

“Pamë një Argjentinë protagoniste. Me klasin e futbollistëve tanë mund të bëjmë diferencën dhe kjo është gjithmonë diçka pozitive.

Jemi edhe një skuadër muskuloze, që vrapon shumë dhe japim gjithmonë një imazh të mirë. Shënimi i tre golave nuk është asnjëherë i lehtë.

Në gjysmëfinale do të kemi përballë Kolumbinë, një kundërshtare e fortë, shumë fizik, por duam të arrijmë në finale dhe jemi të bindur për cilësitë që kemi për t’ia dalë.

E dimë që kemi Mesin në skuadër dhe kjo është diçka e rëndësishme. Me Ekuadorin e pamë që Leo bën gjithmonë diferencën”.

Related posts

KASTRIOTI shtang ekipet e SUPERIORES/ NICA shpalos planin e triumfit: Ja si e mundëm Kamzën

Isa.Autor

LIVE/ Newcastle-Liverpool, Atsu barazon shifrat për vendasit

Delo.autor

SFIDA NDAJ ZVICRËS PËR “EURO 2020″/ Trajneri Deschamps: Ne jemi gati dhe do bëjmë gjithçka për të…

Delo.autor

Leave a Comment