Futboll Sport

Umtiti: Griezmann do të na ndihmonte shumë te Barcelona

Samuel Umtiti arriti te Barcelona si një mbrojtës i ri, me shumë premtime. Rritja e tij ka qenë meteorike, pasi e përmbushi shumë atë premtim brenda disa muajsh nga nënshkrimi i tij. Ai do të luajë me Francën në Kampionatin Botëror të kësaj vere, megjithë rënien në fund të sezonit.

Mbrojtësi qendror ndan një dhomë në ekipin kombëtar me Antoine Griezmann dhe është duke bërë rolin e tij për ta bindur lojtarin që të kalojë në “Camp Nou” këtë verë, pasi spekulimet për sulmuesin e Atlético Madrid vazhdojnë.

Në lidhje me rinovimin e kontratës me Barcelonën, Umtiti thotë: “Askush nuk më ka thirrur akoma dhe gjërat nuk po ecin përpara. Nuk jam i shqetësuar, sepse më parë është Kupa e Botës”. Në lidhje me Griezmann, që lidhet me një kalim te kampionët e La Liga-s, Umtiti tha: “Ai është një lojtar fantastik, ne e dimë cilësinë e tij. Në çdo skuadër do të ishte i rëndësishëm. Ai mund të na ndihmonte shumë”.

Related posts

Luftëtari-Flamurtari/ 40 sekonda lojë, Abazaj kalon në avantazh gjirokastritët (Video)

Sadik.Autor

Reali e nis mbrojtjen e titullit me sukses, Lyon “fundos” City-n, fiton edhe Bayern

Isa.Autor

TRAJNERI I RI I ROMËS/ Montella është i preferuari! Klauzola që e çliron nga Turqia

F.autor

Leave a Comment