Futboll Sport

PAS NJË SEZONI DEBUTUES TEK VITESE/ Sulmuesi Broja tek kampionët e Europës, nis “zborin” nën urdhrat e Tuchel

Armando Broja do të rikthehet sot në qendrën stërvitore të Çelsit. Këtë herë, në dhomat e zhveshjes, sulmuesi i Kombëtares gjen kampionët e Europës që triumfuan në finalen e Championsit përballë Mançester Sitit.

Pas një sezoni debutues pozitiv te Viteshe në formën e huazimit, sulmuesi kuqezi është thirrur nga trajneri Tuhel, i cili ka kërkuar që të testojë Brojën dhe të tjera talente në pronësi të skuadrës londineze.

E ARDHMJA – Mirëpo, për Brojën nuk do të jetë aspak e thjeshtë që të fitojë besimin e trajnerit Tuhel. Kjo, për vetë hapësirat e pakta në skuadër. Sulmuesi kuqezi duhet të tregojë formë, forcë dhe cilësi të jashtëzakonshme, që të bindë trajnerin të rezervojë një vend në skuadrën e parë. Përndryshe, e ardhmja e Brojës në lidhje me Çelsin do të jetë e varur thelbësisht nga e ardhmja e dyshes Abraham-Zhiru.

Për këtë të fundit, lajmet e merkatos bëjnë me dije interesim nga Milani, ndaj mbetet për t’u parë. Largimi i qendërsulmuesit francez do të lironte një vend të rëndësishëm në ekip, që mund të shndërrohej në “asist” për 19- vjeçarin. Çelsi do të vlerësojë edhe kontratën e sulmuesit kuqezi, për të parë më tej një mundësi huazimi në rast se Tuhel nuk do të arrijë që të rezervojë një vend te blutë e Londrës.

Related posts

JO VETËM NË SHQIPËRI/ Ambulanca nuk ndizet, LOJTARËT e shtyjnë jashtë… (VIDEO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Penalitete për dy pilotët e Red Bull, në Monza nisen nga vendi i fundit

Delo.autor

NDIZEN POLEMIKAT/ Sllogani diskriminues për futbollin e femrave shkakton telashe të mëdha te klubi Europian, ja çfarë ndodhi…

Delo.autor

Leave a Comment