Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Panucci publikon listën zyrtare të kombëtares, ja surprizat

Shqipëria provoi për herë të parë ndjesinë e përfaqësimit në një turne madhorë në “Euro2016”, një arritje fantastike, një ëndërr e bërë realitet. Pasi arkivuan atë sukses të jashtëzakonshëm, Shqipëria kërkon sërish të përsëris historinë, këtë herë nën drejtimin e C.Panuccit. Më 22 mars nis zyrtarisht aventura e kuqezive në Europain teksa presin Turqinë në “Loro Boriçi”, një sfidë shumë e rëndësishme për rrugëtimin e tyre. Pasi i dha fund zërave që e shihnin shpesh në stolin e çdo ekipi italian që ishte pa trajner, mbi të gjitha në stolin e Romës, C.Panucci është i fokusuar totalisht te Shqipëria dhe kualifikueset. Këtë të enjte trajneri i Kombëtares publikoi listën e parë me lojtarët që ka grumbulluar në dy takimet e para, kundër Turqisë dhe Andorës. Nga rikthehet e bujshme tek risitë, në listën e Panuccit gjejmë gjithçka:

Trajneri Panucci do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp ditën e dielë, në orën 11:00, në selinë e FSHF-së, siç edhe është parashikuar. Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e dielë në Kompleksin Tropikal, ndërkohë që seanca e parë stërvitore do të jetë në orën 15:00 në fushën sportive të Tropikal. Ndërkohë, sipas programit mediatik për ekipin kombëtar A, për tre ditë me radhë, të hënën, të martën dhe të mërkurën, në orën 13.30 do të jenë përpara mediave dy futbollistë të ekipit kombëtar, teksa të enjten, një ditë përpara ndeshjes me Turqinë, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 17:00, do të zhvillohet konferenca për shtyp me trajnerin e ekipit kombëtar dhe kapitenin.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Torpedo-Kukësi, shënohet edhe goli i dytë (VIDEO)

Isa.Autor

NJË NGA OBJEKTIVAT E “ZIKALTËRVE”/ Menaxheri i Asensio ka një mesazh për Interin…

Delo.autor

Lenjani njeriu asist, por shqiptari nuk mjafton për Sionin në Kupë

bora.autor

Leave a Comment