Futboll Sport

AGUERRO JASHTË DERI NË NËNTOR/ Manaj “fërkon duart”, më shumë shanse te Barça

Barcelona përjetoi një tërmet teksa Lionel Mesi zyrtarizoi largimin pas 21 vitesh. Mirëpo, një ditë më vonë, një nga afrimet e kësaj vere, Serxho Aguerro, ka pësuar një dëmtim që mediat spanjolle bëjnë me dije se mund ta lërë jashtë deri në fund të muajit nëntor.

manaj
Jo vetëm kaq, por deri dje, pranë skuadrës katalanase është raportuar gjithashtu se Depaj nuk është regjistruar ende si afrim në këtë merkato. Kjo bën që Rei Manaj të jetë një alternativë e vlefshme për Barcelonën, për startin e këtij sezoni të ri.

“NJERIU GOL”

Rei Manaj është vlerësuar nga vetë skuadra e Barcelonës, duke u konsideruar si “njeriu gol” i fazës përgatitore. Me katër gola të realizuar, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë futbollisti që ka rënë në sy.

Tripletë që në debutim dhe më tej një gol në ndeshjen e dytë ishin “kartëvizita” më e mirë e prezantimit të sulmuesit lushnjar në skuadrën katalanase. Ndërsa deri tani flitej për një largim të sigurt, së fundmi në skenë emri i Manajt mund të shndërrohet në një alternativë të rëndësishme për sulmin e Barçës, të paktën për startin e sezonit.

Related posts

Vidal te Chelsea? Ja çfarë thotë trajneri i Bayern

Q.Autor

ZBULOHET NGA MEDIAT VENDASE/ Lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2019-të, ja kush është fituesi

Delo.autor

Rikthehet “Lord” Bendtner/ FOTOT NUDO me të DASHURËN po ÇMENDIN rrjetet sociale 

Sadik.Autor

Leave a Comment