Futboll Sport

NGA SHIU NË BRESHËR/Alarm te Barça, thellohet kriza e katalanasve. Pa Mesin klubi humb 137 mln euro

Largimi i Lionel Mesit mund t’i kushtojë shtrenjtë Barcelonës në aspektin e vlerës ekonomike. Sipas kompanisë së njohur “Brand Finance”, katalanasit pritet që të vlejnë 137 milionë euro më pak, pra 11% më pak sesa vlera aktuale 1.2 miliard euro. Këto para të humbura nga largimi i “Pleshtit” sigurisht që vuajnë prej rënies së të ardhurave nga produktet komerciale të klubit blaugrana.

NINTCHDBPICT000671420984

Shitja e fanellave do të bjerë në mënyrë të ndjeshme dhe të frikshme, edhe pse për momentin tifozët kanë nxituar që ta blejnë fanellën e tij të fundit me Barcelonën. Në këtë aspekt, katalanasit pritet të humbasin më shumë sesa 100 milionë euro. Një tjetër aspekt i rëndësishëm ku skuadra e La Ligës do të humbasë para lidhet me të ardhurat në ditën e ndeshjeve. Pritet që të ketë një rënie prej 17 milionë eurosh, vetëm se Mesi nuk do të jetë në fushën e lojës.

Mesi2

Sipas “Brand Finance Football”, Barcelona është klubi i dytë më me vlerë në botën e futbollit duke u parakaluar vetëm nga Reali i Madridit. “Prezenca e Mesit te Barcelona ka ndihmuar klubin që të sjellë tifozë, të abonuar, lojtarë më të mirë, marrëveshje komerciale dhe trofe. Sigurisht që largimi i tij do t’i kushtojë shumë klubit dhe do të sjellë një rënie të vlerës në treg”, thotë një eksperte ekonomie.

TIFOZËT – Më në fund një lajm i mirë për Barcelonën. Ditën e djeshme është zyrtarizuar prezenca e tifozëve në ndeshjen e së dielës kundër Real Sociedadit. Bëhet fjalë për ndeshjen debutuese të klubit për sezonin 2021-2022 dhe në “Camp Nou” do të jenë afro 30 mijë tifozë.

Tifozët në stadiumin e Barcelonës do të rikthehen pas 17 muajsh që nga 7 marsi i vitit 2020. Interesant është fakti që edhe në javën e fundit kur Barcelona luajti me tifozë ishte kundër Real Sociedadit. Sigurisht që rikthimi i tyre nuk është në një moment të mirë, pasi nuk do të shohin dot idhullin e tyre në fushën e lojës.

Related posts

PRAPASKENA/ Çfarë u tha Joakim Lëv lojtarëve në pushim të ndeshjes

Isa.Autor

Zanetti flet pas shortit: Frankfurti rival i fortë, Interi favorit për të fituar trofeun

Delo.autor

“TË GJITHË E PANË”/ Boksieri francez nuk pranon humbjen, godet kamerën dhe protesteston në ring (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment