Futboll Sport

ATLETJA E PARË SHQIPTARE NË FINALEN E OLIMPIADËS/ Gega: Emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë

Luiza Gega ka shkruar emrin e saj në historinë e sportit shqiptar, duke u bërë atletja e parë që siguron praninë në një garë finale të Lojërave Olimpike, një arritje e madhe për sportisten e cila shkëlqeu në garën e 3000 metrave me pengesa e tashmë do të garojë mes atyre që kërkojnë medaljet në këtë aktivitet.

Një arritje të cilën ajo vetë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e ka vlerësuar si një kulmim të punës e sakrificave të shumta që ka bërë, ashtu si edhe emocion të papërshkrueshëm.

“Thjesht një vajzë kuqezi në finale të LOJRAVE OLIMPIKE“

Dhe ku për herë të parë sporti i Atletikës shkon në një finale Olimpike .

Uroj shumë ta kem këmbën e mbarë!!!

Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ia dola

Jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizon atë që do, çdo lodhje ia vlen, dhe emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë.

Faleminderit pa masë për të gjitha urimet që më keni dërguar

Dhe faleminderit nga zemra të gjithë ato që mbështeten rrugëtimin tim dhe besuan te unë në Tokyo2020”, shkruante Gega në postimin e saj.

Related posts

TELUSHI “ASET” PËR KUKËSIN/ Ja cila do të jetë skuadra e Skënder Gegës

Delo.autor

SHAQIRI SHKËLQEN/ Liverpool vuan, por merr 3 pikët falë SALAH (VIDEO)

Isa.Autor

“LUFTË E HAPUR” MES DY KLUBEVE/ Juventusi “bllokon” lëvizjet e Marottas dhe Interit, ja planet e tjera “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment