Futboll Seria A Sport

BARELLA KËRKON PREJ KOHËSH RINOVIMIN/ Ja kushtet e mesfushorit të Inter-it për zgjatjen e kontratës…

Nikolo Barela është pjesë e rëndë sishme e zikaltërve që nga korriku i vitit 2019 dhe që prej atij sezoni, ka treguar në vazhdimësi vlerat e tij duke u bërë një nga më të rëndësishmit e skuadrës zikaltër.

Te 24- vjeçari Interi ka gjetur një mesfushor polivalent, në gjendje të përshtatet me çdo rol të mesfushës, me një vizion loje të shkëlqyer dhe me dinamizëm e agresivitet, që e bën ekipin të shtyjë përpara dhe një potencë fizike që i lejon shokët e skuadrës të rekuperojnë pozicionet në rast kundërsulmi.

Duke u shtuar të gjithave konfirmimin nga sukseset e arritura me Interin dhe atë të fundit në Europian me Italinë, mesfushori po kërkon rinovimin e kontratës që skadon në 2024 duke i paraqitur kushtet e tij klubit, i cili duhet të mendojë mirë lëvizjen për xhevahirin e tij.

KËRKESAT – I vetëdijshëm për vlerat dhe rëndësinë që ka, Barela prej kohësh po kërkon rinovimin. Kontrata e nënshkruar para dy viteve i siguron lojtarit vetëm 2.5 milionë euro, shumë pak për një futbollist të kalibrit të tij. Ndërsa nga drejtuesit ekziston prej kohësh një premtim për zgjatjen, paralajmërimi për zikaltrit ka ardhur.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, agjenti dhe lojtari nuk kanë aspak ndërmend të pranojnë një kontratë me shifra më të ulëta se ajo e lojtarëve të tjerë, pavarësisht ultimatumit të klubit për rrogat.

4 milionë euro do të ishte propozimi minimal, pa të cilin futbollisti nuk do ta mendonte nisjen e bisedimeve dhe me të cilën mund të bjerë dakord, por duke parë se për një 35-vjeçar si Xheko drejtuesit ofruan një kontratë me 5.5 milionë euro në sezon, pretendimet e Barelës po vijnë duke u rritur.

Duke llogaritur faktin se Barela shikohet si e ardhmja e Interit dhe shiriti i kapitenit mund të kalojë në krahun e tij, mesfushori kërkon që vlerësimi t’i tregohet edhe nga ana ekonomike.

Related posts

GRUSHTE NË MIQËSOREN NDAJ BYLIS/ Reagon klubi i Kukësit: Situata doli jashtë kontrollit, trajneri vendosi të…

Delo.autor

VLLAZNIA-TIRANA/ Ndizet sfida në “Loro Boriçi”, realizohen 2 SUPER GOLA për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

MPOSHTËN REALIN/ Lojtarët e Eibarit “ÇUDISIN” presidenten: A mund ta bëjmë…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment