Futboll Sport

“DUA TË LUAJ DHE NJË HERË NË SHQIPËRI”: Gerd Muller, historia e dashurisë së pamundur me punonjësen e Hotel “Dajti”-t

Bota e futbollit është në zi. Gerd Muller, ish-sulmuesi dhe simbol i Bayern Munich dhe kombëtares gjermane, ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 75 -vjeçare për shkak të Alzhaimer . Pak muaj më parë, bashkëshortja e tij, Uschi, në një intervistë për mediat gjermane pohoi me keqardhje se i mbiquajturi “der bomber” po i afrohet fundit.

“Ai qëndron në shtrat gati 24 orë në ditë, ka vetëm momente të rralla zgjimi. Është bukur kur hap pak sytë. Ndonjëherë ai mund të thotë po ose jo, duke lëvizur qerpikët. Gerdi fle, duke pritur fundin.” Ishte komenti i Uschi-s, bashkëshortes gjermane.

Megjithatë ish-fituesi i Topit të Artë në vitin 1970, ka dhe një histori dashurie me Shqipërinë. Një histori e pabesushme, ishte dhjetori i viti 1967 kur Gjermania mbërriti në Shqipëri për të luajtur eleminatoret e Europianit “Itali 1968”. Gjermania e asaj kohe do të mbetej jashtë, pas barazimit 0-0.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësuesja e Gjermanisë ishte akomoduar në vendin më luksoz për kohën, atë të hotel Dajtit. Këtu nis dhe historia e dashurisë së Muller me një punonjëse të hotelit, që kronikat e mëvonshme e paraqesin me emrin Hojna.Një episod i jashtëzakonshëm për kohën. Fjalët e pëshpëritjet mes rinisë kryeqytetase u përhapën shpejt dhe ndjenja mes dy të rinjve, doli rrugëve të Tiranës.

Rastësia është mbret i botës, e katër vite më vonë Shqipëria do të luane dhe një herë ndaj Gjermanisë Perëndimore. Takimi luhej për kualifikueset e Europianit “Belgjikë 1972”. Gjermania akomodohet edhe një herë në hotel Dajti, ndërsa në atë ndeshje Muller shënoi golin e vetëm të takimit, ndoshta mund të ketë qenë i frymëzuar nën shoqërinë e Hojnës, ndoshta…

Muller e ka të pamundur të kthehet në Shqipëri si vizitor i thjeshtë, hyrja në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë ishte një privilegj vetëm për ata persona që kishin motive diplomatike. Këtu përfundojnë edhe kontaktet e sulmuesit gjerman me punonjësen e Dajtit që kishte fituar zemrën e sulmuesit më të fortë në Europë.

Megjithatë shpresa nuk shuhet dhe në vitin 1985 Flamurtari i Vlorës fiton të drejtën e pjesëmarrjes në Kupën e Kupave dhe shorti e vë përballë finlandezëve të HJK Helsinki. Pak ditë pas shortit në zyrat e klubit finlandez, mbërrin një kërkesë e veçantë. Gerd Muller kërkon të bashkohet me skuadrën pavarësisht se kishte katër vjet që kishte varur këpucët në gozhdë.

“Dua një kontratë vetëm për një ndeshje. Vij me ju në Shqipëri për t’u takuar me të dashurën time…” Është Gerd Muller. Kërkesa e ish-kampionit pritet me habi nga drejtuesit e klubit finlandez, por që refuzohet.

Pavarësisht se në Shqipëri kishte filluar të frynte një erë ndryshimi (diktatori Hoxha ishte ndarë nga jeta në prill të atij viti) situata ishte e përafërt me atë të vitit 1971, kur Muller kishte shkelur për herë të fundit në tokën shqiptare.

Kërkesa refuzohet dhe tratativa Muller ­HJK dokumentohet nga gazeta finlandeze Iltalehti. Të paktën deri pas ndërrimit të regjimeve Gerd Muller e pati të pamundur të hiqte fiksimin e tij të vjetër, takimin me Hojnën e hotel Dajti-t.(SS)

Related posts

LOJTARI MË I MIRË QË KA DEBUTUAR ME KOMBËTAREN/ Çepele: E mbylla me lot në sy ndeshjen ndaj…

Delo.autor

VIDEO/ Kjo mund t’ju ketë humbur, ja momenti kur Messi rrëzohet në fushën e ‘përmbytur’ të Espanyol

Q.Autor

NDIZET RIVALITETI/ Derbi madrilen dhe mesazhi i fshehtë që do të përcjellë Griezmann

Isa.Autor