Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Futbollisti i Juventus-it rikthehet në kombëtare pas 2 vitesh, ja emri…

Argjentina ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat kualifikuese të Botërorit që amerikanojugorët do të luajnë ndaj Venezuelës, Brazilit dhe Bolivisë në fillim të shtatori.

Lista e përzgjedhur nga Lionel Skaloni ka dhe një rikthim të madh si Paolo Dibala i cili mungonte prej 2 vitesh në kombëtaren argjentinase.

Ndërkohë nuk mungojnë yjet si Lionel Mesi, Angel Di Maria, Lautaro Martinez e Rodrigo de Pol. Paolo Dibala u la jashtë listës së lojtarëve në ‘’Copa America’’ për shkak të formës jo të mirë, turne ku Lionel Mesi me shokë bënë historinë duke triumfuar në finale ndaj Brazilit.

Related posts

Dortmund u kujtua tepër vonë. Martinez ka nënshkruar me Inter

Sadik.Autor

NGA FUTBOLLIST NË INVESTITOR/ Luis Suarez bëhet me klub të ri

Delo.autor

Skuadra nga Bundesliga hyn në garë për Mateo Kovacicin

Sadik.Autor

Leave a Comment