Futboll Premier League Sport

BOTËRORI 2022/ Tërbohet Egjipti, Liverpool refuzon t’ia lirojë Salah për kombëtaren

Liverpool po refuzon ta lirojë Mohamed Salah për kualifikueset e Kupës së Botës 2022, ka zbuluar Federata Egjiptiane e Futbollit, me superyllin e “Reds” të vendosur për të luajtur në sfidat e ardhshme me Angolën dhe Gabonin.

Kjo ndodh sepse “peshat e rënda” të Premier League po ndjekin këshillat në lidhje me përhapjen e koronavirusit, ndërsa klubi nga “Anfield” ngurron ta shohë Salah në karantinë, sapo të kthehet në Britani nga angazhimi me kombëtaren.

Një deklaratë e lëshuar nga federata egjiptiane thotë: “Ne vazhdojmë kontaktet e vazhdueshme me lojtarët e kombëtares që të marrin pjesë në kualifikimet e Kupës së Botës, gjë që kërkon përjashtimin e tyre nga kufizimet e udhëtimit, të vendosura ndaj tyre në vendet ku luajnë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Federata Egjiptiane e Futbollit ka marrë një letër nga Liverpool, duke na kërkuar falje për mungesën e Mohamed Salah, refuzimin që ai të bashkohet me ekipin kombëtar për kualifikueset e ardhshme.

Letra e klubit anglez iu referohej masave paraprake të aplikuara në Angli dhe shpërthimit të koronavirusit në botë, i cili i vë të ardhurit nga disa vende në izolim të detyrueshëm shëndetësor për një periudhë prej dhjetë ditësh, pas kthimit të tyre në Angli.

Në këtë letër, klubi anglez gjithashtu shprehu shpresën e tij se Federata Egjiptiane do të kuptonte se ishte e detyruar ta bënte këtë, përballë lojtarit që do t’i nënshtrohej një karantine për këtë periudhë, çka do ta dëmtonte fizikisht.

Vlen të përmendet se Liverpool ka marrë të njëjtin pozicion me një numër lojtarësh të tij të huaj”.

Kjo nuk është hera e parë që Liverpool e pengon Salah të shkojë në kombëtaren e tij, me Federatën Egjiptiane të Futbollit zhgënjyer nga vendimi i “Reds” për të mos e liruar 29-vjeçarin. Ata panë Salah të infektohej nga Covid-19 gjatë një vizite të mëparshme në atdheun e tij, në nëntor 2020, kur mori pjesë në dasmën e vëllait të tij.

Tani për tani, përparësia e Liverpool, kur është fjala për Salah, ka të bëjë me rinovimin e tij.

Related posts

LIVE/ Partizani-Kastrioti: Nisje e vrullshme e krutanëve, skuadra e Gegës në vështirësi (VIDEO)

Delo.autor

Zgjimi i hidhur i INTERIT/ Sulmi nuk funksionon dhe Spalletti ka shumë dilema

Isa.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Egnatia-Dinamo. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment