Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Superkompjuteri bën parashikimin dhe zbulon ekipin favorit, PSG me shanse minimale

Liga e Kampionëve këtë sezon pritet të jetë mjaft e luftuar pasi shorti ka rezervuar disa përballje prej gjigantësh në grupe.

Por megjithëse kompeticoni nuk ka startuar ende, të gjithë e kanë mendjen tek skuadra që do të arrijë të triumfojë këtë sezon të Champions-it. Aludimet janë të shumta, një ndër to dhe nga superkompjuteri ‘’FiveThirtyEight’’ i cili jo pak herë është bërë protagonist.

Sipas superkompjuterit, Mançester Siti do të arrijë të triumfojë këtë sezon me 16% të shanseve, ndërsa në vend të dytë ndodhet Bajern me 11% të shanseve. Kampionët në fuqi të Çelsit kanë 10% shanse për të triumfuar këtë sezon sipas superkompjuterit ndërsa ndjek Liverpuli me 9% dhe Barcelona me 8%.

Në listë ka vend dhe për Real Madridin që ka 6% të shanseve për të fituar Champions-in, ndërsa në listë është dhe Mançester Junajtid e cila së bashku me Ajaksin ka 5% shanse.

Vetëm vendi i 10-të për PSG-në e Mesit që ndan shanset me skuadrën gjermane të Lajpcigut me vetëm 4%. Fundja këto janë vetëm parashikime, pasi e vërteta do të zbulohet në fund të kompeticonit ku priten jo pak surpriza. Asgjë për Juven, Interin e Milanin të cilat sipas superkompjuterit nuk kanë asnjë shans për të fituar Champions-in.

Related posts

ËSHTË I PASHMANGSHËM SITUATA/ Kampioni i Botës pranë largimit nga “Djajtë e Kuq”, mungon…

Delo.autor

“AI ËSHTË SHUMË I TALENTUAR”/ Mediat angleze e kanë masakruar mister “80 milionë”, Tuchel i del në mbrojtje

Delo.autor

PSG RINOVON ME ANGEL DI MARIA/ Kontrata deri në vitin 20.. (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment