Futboll Seria A Sport

“CR7 MË KA THËNË SE…”/ Allegri zbulon bisedën me Ronaldo-n dhe i jep një urdhër ekipit

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit që bardhezinjtë do të luajnë nesër kundër Empoli-t.

Allegri ka zbuluar bisedën që ka patur me Cristiano Ronaldo-n, i cili pritet të transferohet te Manchester City në orët ose ditët e ardhshme.

“Cristiano më ka thënë dje se nuk ka ndërmend të vazhdojë me Juventus-in. Për këtë arsye nuk do të jetë i grumbulluar për nesër, dje nuk është stërvitur dhe tani mund të flasim për Empoli-n”, ka thënë trajneri i bardhezinjve.

“Ndeshja me Empoli-n është gjëja më e rëndësishme, në Udine nuk kemi fituar një sfidë që ishte futur në rrugën e duhur. Nesër duhet të fitojmë kundër një skuadre që luan një futboll të bukur. Duhet ndeshja e duhur për të marrë tri pikët”.

Related posts

Dorëzohet Guardiola: Pothuajse e pamundur të luftojmë me Barçën dhe Real Madridin

Delo.autor

I dashuruar pas Turqisë, futbollisti SHQIPTAR prezantohet tek Silopispor

Isa.Autor

DEMBELE SHTANG ATLETICON/ Barça barazon gjithçka në “frymën e fundit”

Isa.Autor

Leave a Comment