Futboll Seria A Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Roma siguron fazën e grupeve me përmbysje, Zanilo zhbllokohet pas një viti

Roma e ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 sfidën e kthimit kundër Trabzonspor, e vlefshme për një vend në fazën me grupe të kompeticionit të ri europian Conference League.

Pas fitores 2-1 të marrë në Turqi, skuadra e Jose Mourinho-s nuk ka patur probleme për të siguruar kualifikimin në Olimpico.

Cristante ka zhbllokuar ndeshjen me një predhë në minutën e 20-të, ndërsa Zaniolo ka dyfishuar avantazhin e vendasve në të 65-ën. Ylli italian nuk shënonte që nga 22 korriku i kaluar kundër SPAL.

Goli i tretë i verdhekuqve është shënuar nga El Shaarawy në minutën e 84-t.

Related posts

RAMOS 10 VITE “MBRET” NË FORMACION/ Kapiteni spanjoll dominon me Mesin dhe Ronaldon

Delo.autor

PESË MUAJ NGA ARRESTI KARDIAK/ Eriksen nuk dorëzohet, mund të kthehet të luajë vetëm në dy vende

Delo.autor

REAL MADRID-AJAX/ “Los Blancos” ngushton shifrat, shënon Asensio

Delo.autor

Leave a Comment