Futboll Seria A Sport

“DËSHIROJMË TA NISIM SA MË MIRË SEZONIN DHE…”/ Sulmuesi Giroud: Ja sekreti për një ecuri të mirë

Olivie Zhiru është gati për Milanin dhe për një sezon përtej pritshmërive. Francezi ka dhënë një intervistë ditën e djeshme për rrjetin “SKY” ku përveç komenteve për fazën përgatitore, ka folur edhe për objektivat sezonalë individualë dhe ekiporë.

Tashmë keni thuajse një muaj me grupin. Cilat janë përshtypjet tuaja?

Më kanë habitur të gjithë, që nga stafi teknik, lojtarët e deri te personeli. Më kanë pritur aq mirë, sa më duket vetja si pjesë e një familjeje të madhe. Të gjithë më kanë bërë të ndjehem sikur jam pjesë e skuadrës prej kohësh.

Çfarë mendoni për paraqitjet e deritanishme?

Fillimisht dua të theksoj se kemi cilësi dhe lojtarë me moshë të re që mund të arrijnë gjëra të mëdha. Sigurisht që mund dhe duhet ende të përmirësohemi, sepse nuk jemi të përsosur. Kam besim se po bëjmë punën e duhur dhe ndaj Realit u vunë re disa nga karakteristikat tona më të mira.

A ju kanë kërkuar ndonjë arritje drejtuesit e klubit?

Në këto nivele gjithkush e di mirë se çfarë duhet të japë, sidomos kur je në një klub si Milani. E dimë fort mirë se duhet të punojmë për të ecur përpara. Përmirësimet janë gjithnjë të mundshme. Besoj se mund të synojmë edhe titullin, por duhet ta nisim fuqishëm sezonin. Mund t’ia dalim, sepse kam vënë re që të gjithë shokët kanë uri për sukses.

Mund të na thoni se cilët janë objektivat sezonalë?

Dëshirojmë që të nisim sa më mirë sezonin dhe të bëjmë një rrugëtim të bukur në Ligën e Kampioneve. Ka shumë rëndësi për një klub si Milani ai turne, por jemi edhe ne lojtarët që duam të gëzojmë tifozët tanë. Unë e di se sa bukur është të marrësh pjesë në Champions e do të bëjmë gjithçka për t’i bërë krenarë të gjithë.

Deri ku mund të arrijë ku Milan sivjet?

Ndoshta është pak herët për të bërë parashikime të këtij lloji. Fillimisht do të mendojmë për t’u kualifikuar në fazën në grupe e më pas do të shohim nëse do të mund të arrijmë në çerekfinale apo edhe ndonjë gjysmëfinale. Tani nuk bëhen këto llogari, por mund të them se kemi shanse të mira për të shkuar larg në të gjitha kompeticionet ku do të marrim pjesë.

Si ka mundësi që flisni kaq mirë italisht, keni bërë kurse përpara transferimit?

Jo, jo, thjesht po mësoj me kalimin e ditëve. Mendoj se gjuha është nga aspektet thelbësore për t’u ambientuar më shpejt përveç se një mënyrë për të njohur kulturën e një vendit. Kam pak vështirësi në të shprehur, por nga ana tjetër kuptoj gjithçka që më thuhet, madje edhe ndonjë shprehje dialektore.

Related posts

Pogba në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ VERONAS/ Allegri: Menduam se ishim më të mirë se ata, aktualisht nuk jemi

Delo.autor

PAS SHORTIT PËR SEZONIN E RI/ Marotta: Zëvendësimi i Hakimit i vështirë, kemi konfirmuar 90% të grupit

Delo.autor

Leave a Comment