Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ NAPOLI pret LIVERPOOLIN: HYSAJN e gjykon arbitri “armik” i ANCELOTTIT

Java e dytë e Champions-it dhe në “San Paolo” vjen Liverpuli i Jyrgen Klopit. Drejtësinë mes Napolit dhe anglezëve do ta bëjë gjyqtari hungarez Viktor Kasai.

POLEMIKAT – Viktor Kasai përballë Karlo Ançelotit një vit e gjysmë pas sfidës që prodhoi shumë polemika mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut, që atëherë drejtohej nga trajneri aktual i Napolit dhe u eliminua në çerekfinalet e Champions-it 2016/2017 pikërisht nga spanjollët, pas një ndeshjeje plot me episode arbitrare të kontestuara. Arbitri hungarez fillimisht akordoi një penallti të dyshimtë për Bajernin dhe pastaj ndëshkoi me karton të kuq pa të drejtë Vidalin, për një faull inekzistent ndaj Asensios.

Por pavarësisht një njeriu më pak në fushë, gjermanët fituan 2-1 kohën e rregullt, duke barazuar rezultatin e ndeshjes së parë në “Allianz Arena”. Por kohën shtesë, bavarezët pësuan tre gola dhe Reali triumfoi 4-2. Goli vendimtar, ai i barazimit 2-2, u shënua nga Ronaldo në pozicion të pastër jashtë loje. Pas ndeshjes, disa prej lojtarëve të Bajernit, mes të cilëve Levandovski, Tiago dhe Vidal shkuan në dhomën e zhveshjes së arbitrit, ndërsa Ançeloti kërkoi përfshirjen e VAR-it në Champions për të shmangur këto episode.

Kasai ka vetëm dy precedentë me Napolin dhe rikthehet në “San Paolo” pas 5 vitesh. Në 2013 Napoli fitoi 2-0 kundër Arsenalit, por duke u larguar nga Champions-it mes lotësh. Precedenti tjetër i Napolit me të është në Ligën e Europës gjatë 2012/2013 kundër Viktoria Plzen: italianët e Maxarrit u mundën 2-0 dhe u eliminuan.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Dybala “i jep duart” Juventusit, argjentinasi pranë firmës me madrilenët

F.autor

Mesazhi emocionues i Alves për popullin e Brazilit (VIDEO)

Sadik.Autor

Milani po e transferon yllin që po e “çmend” Evropën

Sadik.Autor

Leave a Comment