Futboll Sport

E ARDHMJA LARG INTER/ Eriksen kryen vizitat mjekësore, pranë firmës me klubin legjendar…

E ardhmja e Kristian Eriksen do të jetë larg Interit. Në Itali janë të ndërgjegjshëm se me rregullat aktuale, do të jetë e pamundur për danezin të kthehet në fushat e lojës në Serinë A. Në Itali nuk lejohet që të luash me defibrilator në zemër, siç ka Eriksen që pas kolapsit që pësoi në Europian.

Kështu, lojtari po sheh për opsionet e të ardhmes, pasi dëshiron që herët a vonë të kthehet në fushën e lojës. Sot ka dalë në skenë një hipotezë e bujshme. Sipas mediave në Holande, Eriksen ka kryer vizitat mjekësore dhe është kontrolluar nga mjekët e Ajaksit të cilët i kanë hapur dritën e gjelbër aktivizimit të tij.

Këta të fundit kanë eksperiencë për çështje të tilla pasi kanë në klub një tjetër lojtar me probleme në zemër, Dalei Blind. Dhe në Holandë, lojtarët lejohen të luajnë me një aparat të tillë, ndryshe nga Italia. Ndaj Eriksen po mendon kthimin te Ajaksi, klub ku ai ka kaluar një nga etapat e rëndësishme të karrierës, pasi u bë një emër i njohur duke zhvilluar 163 ndeshje e shënuar 32 gola me fanellën e klubit të famshëm, para se të shkonte te Totenhem

Related posts

CARABAO CUP/ Chelsea dyfishon, vjen goli nga blerja e merkatos së verës… (VIDEO)

Delo.autor

PRAPASKENA/ Reali ankohet për fushën e ngrirë të Osasunës, por madrilenët nuk donin të shtyhej ndeshja

Delo.autor

Jo vetëm shqiptarët e Zvicrës, por edhe gjermanët po hetohen nga FIFA

Isa.Autor

Leave a Comment