Futboll Kategoria Superiore Sport

“NE DO TË BËJMË MË TË MIRËN NDAJ SHAMROK DHE…”/ Mbrojtësi Kotobelli: Duke dhënë maksimumin, kemi…

Blerim Kotobelli është një nga afrimet e skuadrës durrsake në merkaton e verës. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi i Teutës flet për shanset që ka skuadra në ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Konferencë Ligës ndaj Shamrok Rovers. Kotobelli mendon se ekipi duhet të jetë më konkret në aspektin sulmues, pasi këtë herë duhet të shënojë patjetër. Mbrojtësi shpreson se me mbështetjen e tifozëve, çdo gjë do bëhet edhe më e thjeshtë në fushën e lojës.

E mendonit një rezultat të tillë në takimin e parë në Irlandë?

Të them të drejtën nuk e parashikova kështu. Rezultati më i keq mundshëm që kisha menduar ishte barazimin, por jo humbja me një rezultat të tillë dhe gol në fund të ndeshjes. Ky është futbolli.

Tani që e njihni nga afër kundërshtarin, a ka forca Teuta për t’u kualifikuar?

Unë mendoj se shanset janë, pavarësisht diferencës së golit nga ndeshja e parë. Ne do të bëjmë më të mirën dhe të respektojmë ato detyra të cilat na jep trajneri dhe ta arrijmë qëllimin.

Për të shkuar te kualifikimi u duhet të fitoni me 2 gola diferencë. Si mund ta arrini këtë gjë të enjten në “Elbasan Arena”?

Mjafton që të shënojmë 1 gol dhe të shkojmë në shtesë, por do të ishte një arritje e madhe ta mbyllim ndeshjen 2-0 dhe të kualifikohemi. Gjithsesi, ne do të bëjmë maksimumin për rezultatin që duam duke pasur besim në forcat dhe cilësitë tona.

Pse besoni te përmbysja në Elbasan?

Mendoj se rezultati 1-0 është i mirë, pasi tashmë rregullorja ka ndryshuar dhe goli në fushë kundërshtarë nuk të favorizon më. Duke dhënë maksimumin në ndeshjen e kthimit, kemi besim të madh se do të shënojmë të paktën një gol dhe më pas do t’ia dalim për kalimin e turit.

Në çfarë aspekti duhet të korrigjohet Teuta për takimin e kthimit?

Në fazën sulmuese duhet të jemi më të qartë si ekip. Në këtë aspekt është e detyrueshme që duhet të bëjmë më shumë. Që të kualifikohemi, detyrimisht duhet të shënojmë në këtë përballje, kështu që të gjithë si ekip presim të jemi më konkretë në fazën sulmuese.

Fakti që luani me tifozë, është ky një faktor shumë i rëndësishëm në këtë moment për një tjetër kualifikim?

Shpresoj që tifozët të jenë më të shumtë në numër sesa në takimin ndaj Inter Eskaldes, pasi kemi shumë nevojë për ndihmën e tyre. Natyrisht ka një kufizim për numrin e tyre, por me mbështetjen që do të na japin, besoj se do të na e bëjnë edhe më të lehtë.

Në sezonin e fundit Teuta e fitoi titullin vetëm prej golavarazhit. Si e shikoni ekipin aktual, është më i fortë apo jo?

Boshti i ekipi është ruajtur. Grupi që është aktualisht i ka të gjitha mundësitë për të ecur shumë para edhe në sezonin e ri.

Related posts

BASKETBOLL/ Koronavirus “pushton” sërish NBA, anullohen dy sfidat e para të sezonit

Delo.autor

FINALJA/ Nuk ka mrekulli të shtatë për Liverpoolin, Real Madrid KAMPION i Europës

F.autor

“PLAS URREJTJA” në Spanjë/ Tifozët djegin fanellën e Ronaldos (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment