Futboll Sport

E BUJSHME/ Do të largohet me çdo kusht nga Juvja, Cristiano Ronaldo nuk flet me shokët dhe trajnerin Alegr

Kristiano Ronaldo është i tmerruar dhe i shokuar nga ideja për të qëndruar një tjetër sezon te skuadra e Juventusit. Ky është lajmi i fundit që raporton gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica”.

Sulmuesi portugez ishte i bindur që do të largohej dhe duhet të largohej nga ekipi bardhezi dhe fakti që kjo gjë nuk po ndodh e ka mërzitur jo pak. Mendonte se pas 2 sezonesh në Itali ishte momenti që të ndryshonte ajër dhe të niste një sfidë të re. Problemet ekonomike që kanë pasur skuadrat e mëdha në Europë për të bërë transferime në merkato kanë bllokuar edhe Kristiano Ronaldon.

Ai iu ofrua disa ekipeve, por asnjë nuk u tregua e gatshme që ta përqafonte kampionin portugez. Gazeta shkon më tej duke raportuar se Kristiano nuk është shumë i përfshirë me grupin e futbollistëve dhe as nuk komunikon shumë me ta dhe me trajnerin Alegri.

Është një profesionist i vërtetë duke u paraqitur në mënyrë korrekte në stërvitje dhe përkushtohet maksimalisht, por vihet re që nuk ka shumë dëshirë për të qëndruar në kampin bardhezi edhe për një vit. Merkatoja është e gjatë dhe Kristiano po pret ndonjë telefonatë nga Reali i Madridit (i cili e ka mohuar), Mançester Siti apo PSG.

Transferimi te francezët vazhdon të jetë një pistë reale nëse Mbape do të shkojë te Reali i Madridit. Në të kundërt, do t’i duhet të presë fundin e këtij viti për të shkuar te PSG-ja dhe për të bërë realitet ëndrrën e madhe të të gjithë tifozëve që duan ta shohin atë dhe Lionel Mesin në një skuadër.

Related posts

Ibrahimovic zyrtarizon LARGIMIN: Gjërat e mira vijnë drejt fundit… (FOTO)

Sadik.Autor

NJIHET SI LOJTAR I GUXIMSHËM/ Ibrahimovic sulmon CR7: Ai flet për sfida, por janë…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ “ZIKALTËRVE”/ Ylli i Tottenham shpërfill: Rezultati pak rëndësi ka, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment