Futboll Seria A Sport

KRAHASIMI/ Viti 2022 me sprint kuqezi, Milani rast unikal në Europë (FOTO)

Skuadra e goditur nga tersi jep më të mirën. Tezën në fjalë e ka vërtetuar Milani i Piolit. Përpara Romës ekipi humbi 3/4-at e mbrojtjes. Leao, Rebiç dhe Ibra nuk ishin në formë optimale, e megjithatë në dy daljet e para të vitit kuqezinjtë morën maksimumin.

Dy fitore, 6 realizime e po aq pikë, ndërkohë vetëm një gol i pësuar. Sprinti i fillimit të vitit nuk ishte aq i sigurt pasi lojtarët vinin nga pushimet, mekanizmat e lojës nuk ishin optimalë e disa ekipe kishin detyrimin e fitores.

Në Europë, vetëm Milani dhe Sevilja e kanë nisur aty ku e kanë lënë. Shans ka edhe Interi nëse rikuperon ndeshjen me Bolonjën. Reali i Madridit u ndal nga Getafe, Barcelona barazoi me Granadën, ndërkohë që Bajerni u mund nga Gladbahu në të njëjtën ditë që PSG u frenua nga Lioni.

PROTAGONISTË TË RIKTHYER – “Djalli” nuk e niste vitin me 6 gola të shënuar që prej vitit 2014 kur në stolin e ekipit ulej njëfarë Masimiliano Alegri. Leao, Rebiç dhe Ibra janë rikthyer teksa një formë të jashtëzakonshme po kalon edhe Teo Hernandez. Brahim Diaz po jep sinjale rikthimi, ndërkohë që prapavija pa titullarët nuk është se po bën të ndihet mungesa e ndonjërit.

E megjithatë, përpos problematikave të gjithkujt, Milani po ecën me ritëm ideal. Krahasuar me një vit më parë janë rritur pikët, golat e shënuar, pasimet dhe vertikalizimet, teksa janë reduktuar në minimum golat e pësuar. Plani i rikuperimit ka shkuar në mënyrën më të mirë dhe kuqezinjtë presin me optimizëm sfidat e radhës.

NISJA ME SPRINT – Kombinimi duhet të ketë funksionuar nëse këto janë efektet: Milani rifilloi me shpejtësi dhe me sa duket ka ndërruar marshin në krahasim me janarin e kaluar. Dymbëdhjetë muaj më parë “Djalli” e nisi duke mposhtur Beneventon, por menjëherë u mund Juventusi në “San Siro” (1-3). Më pas humbi me Atalantën dhe përfundoi i mundur nga Interi në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Brenda rezultateve ka shifra të tjera që konfirmojnë se ekipi kuqezi është rritur nga viti në vit. Është një Milan më vertikal dhe më i prirur për të luftuar dhe rikuperuar topin dhe një ekip që është më i kthjellët në zgjedhjet e tij dhe i saktë në pasime. Synimi është të mbahet ritmi gjatë gjithë janarit dhe më tej pasi, siç dihet, shkurti do të fillojë me derbin.

Related posts

Talenti SHQIPTAR hedh hapin e madh të karrierës, firmos me klubin e Serie A

Isa.Autor

STATISTIKAT/ 18 javët të para në Superiore, pasimet dhe zotërimi i topit flasin vetëm për… Kukësin

Delo.autor

MBAHET PREMTIMI PËR ERIKSEN/ Shikoni si nderohet danezi në minutën e 10-të të sfidës Danimarkë-Belgjikë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment