Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Lukaku vendos të largohet, kërkon revansh në Premier League. Ja kush e zëvendëson tek Inter…

Në mënyrë të bujshme, aventura e Romelu Lukakut te Interi ka marrë fund. Zgjati sa zgjati dhe ishte histori e bukur por tani, Romelu Lukaku bëhet gati t’i thotë lamtumirë Interit pas dy sezonesh ku arriti të rikthente titullin te zikaltërit dhe siç mësohet, bomberi belg ka vendosur të rikthehet në Premier League.

Chelsea ka buxhet të jashtëzakonshëm dhe është gati të bëjë ofensivën finale për sulmuesin. Teksa Interi refuzoi 100 mln euro cash dhe kartonin e Marcos Alonsos, oferta tjetër është e parezistueshme, 130 mln euro për kartonin dhe 12 mln euro neto për sulmuesin. Në një kohë të tillë, askush, as Real Madrid nuk mund të refuzojë oferta të tilla dhe me të marrë zyrtarisht ofertën, klubi dhe Lukaku do të ndahen.

Related posts

Llallana pyet fansat: Si mund t’i shkrij këmbët?

Q.Autor

IDEJA E ÇMENDUR E ANGLISË/ Drejtuesit joshin Guardiola-n, e shohin si pasuesin e Southgate

F.autor

Roberta Pedrelli, “hajmalia” e Romës për të eliminuar Barçën dhe për të ëndërruar Championsin

Sadik.Autor

Leave a Comment