Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ 12-vjeçarja Hiraki dhe 13-vjeçarja Brown fitojnë medalje në Lojërat Olimpike

Një 12-vjeçare nga Japonia dhe një 13-vjeçare nga Britania e Madhe kanë fituar medaljet në Lojërat Olimpike të Tokios të mërkurën.

12-vjeçarja Kokona Hiraki e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa 13-vjeçarja Sky Brown e fitoi medaljen e bronztë në garën me skateboard.

Sakura Yosozumi e fitoi medaljen e artë në finalen drithëruese, pasi u vlerësua me 60.09 pikë.

Me fitimin e medaljes së argjendtë, Hiraki u bë medalistja më e re në moshë që prej francezit Noel Vandernotte në vitin 1936.

Hiraki e mbaroi garën në vendin e dytë me rezultat 58.05. Ajo është garuesja më e re e Olimpiades verore e Japonisë, duke e thyer rekordin e notares Yukari Takemoto.

Britanikja Brown, e cila ka nënën japoneze dhe baba britanik, përfundoi në vendin e tretë me rezultat 47.53. /Gazeta Express

Related posts

“Le të luajë vetëm”. Ja historia me Neymar, që rrebeloi lojtarët e PSG-së

Sadik.Autor

U SHPALLËN KAMPION SË BASHKU TEK TIRANA/ Ngo fjalë emocionuese për Hasanin: Zoti të dha forcën që… (FOTO)

Delo.autor

 Jaylene Cook, modelja që s’mban gjë veshur (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment