Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Fillon përçarja tek PSG, Mbappe nuk dëshiron të luajë me Messin

Paris Saint-Germain ka bërë një merkato të madhe këtë verë, teksa transferimeve të shumta, i ka vënë vulën me afrimin e Leo Messit. Parisienët kanë formuar kështu një skuadër të frikshme për të gjithë kundërshtarët.

Treshja e sulmit të PSG, Neymar-Messi-Mbappe, mund të quhet edhe si më e mira e viteve të fundit, të paktën sipas emrave, pasi gjithçka mbetet të shihet në fushë

. Megjithatë afrimi i Messit, ndonëse ka lumturuar së tepërmi tifozët dhe një pjesë të lojtarëve, duket se ka sjellë edhe përçarje në skuadrën franceze.

Sipas asaj që raportohet së fundmi nga Franca, ylli i PSG, Mbappe nuk dëshiron të luajë me Messin dhe për këtë arsye i ka kërkuar largimin drejtuesve.

Ylli francez nuk është i lumtur me afrimin e “Pleshtit” dhe i ka kërkuar drejtuesve të largohet, pasi dihet që dëshira e tij e madhe është të kalojë te skuadra e Real Madrid.

Related posts

Gjoba 1 milion euro, Skënderbeu “fiton” kohë. Ja kur do të bëhet apelimi në KAS

Sadik.Autor

U RENDIT NË VENDIN E 9-TË NË BOTË/ Flet Luiza Gega: Kur e përmbush objektivin ke një ndjesi…

Delo.autor

EROS GREZDA I NDËRRON VITET ME VAJZA VIP/ Pas Nevina Shtyllës, nis histori të re me Oriola Marashin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment