Futboll Seria A Sport

SHQETËSOHET PËR VENDIMET E QEVERISË/ Presidenti i Milanit: Kështu po i hapim gropën futbollit

Paolo Skaroni, presidenti i Milanit, e jep hapur idenë e tij se si duhet të nisë të punojë futbolli dhe institucionet e shtetit për të mbajtur në jetë sportin më të bukur në botë.

”Unë kam një dopioapel: Qeverisë i kërkoj që të kuptojë se situata është vërtet e frikshme dhe ato të pranojnë rihapjen nëse jo të plotë, atë të 50 për qind të kapacitetit me tifozët që të ulën në formën e tavolinës së shahut. Dhe e dyta të nisë puna që të testohen sa më shpejt në vazhdim mbushja e plotë e impianteve me pasaportën e vaksinimeve. Për këtë e di që nevojitet një përgjegjësi, sidomos nga ana e të rinjve që nuk pranojnë vaksinën, por nëse nuk punojmë të gjithë në një drejtim, të jemi të sigurt se me këto norma do t’i hapim gropën vetes.

Rihapja e plotë e stadiumeve është një nevojë jetike, pasi jo vetëm një e treta e të ardhurave të klubeve tona vjen nga abonimet dhe stadiumi, por mos harrojmë se vetëm 20 klubet e Serisë A mbajnë në punë mbi 300 mijë persona, 300 mijë kryefamiljarë të cilët do të rrezikonin vendin e punës pa paratë e stadiumeve”, u shpreh Skaloni për mediat italiane.

Related posts

BASKETBOLL/ Zyrtare, skuadra kampione e Shqipërisë afron trajnerin e kombëtares

Delo.autor

BOMBA E DITËS/ PSG dëshiron mesfushorin e Juventusit, nuk është Pjanic

Isa.Autor

BRAZLIANI HARBOHET ME MODELEN SEKSI/ Neymar “nën kurthin parisien” të dashurisë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment