Futboll La Liga Sport

E BUJSHME TEK BARCELONA/ Nuk del në stërvitje pa firmosur kontratën e re, Messi me pushime në Ibiza. Ja situata…

Një nga temat më të nxehta të merkatos së verës është rinovimi i Lionel Mesit. Por duket se “Pleshti” do të vazhdojë pushimet deri në momentin që  do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën.

Sipas AS, argjentinasi nuk do të jetë të hënën në qendrën stërvitore të katalanasve. Në ditët e kaluara është folur për një bashkim të Mesit me ekipin pavarësisht mungesës së rinovimit, por klubi nuk e ka pranuar këtë zgjidhje.

Aktualisht, 34-vjeçari ndodhet me pushime në Ibiza bashkë me familjen. Qëllimi i klubit është që ta mbyllë çështjen para 13 gushtit, në mënyrë që Mesi të jetë në fushë për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit kundër Real Sociedad më 15 gusht në “Camp Nou”.

Related posts

ÇFARË PO NDODH? Anëtari i familjes që ka në pronësi PSG-në poston foto të Messit e Ronaldos me fanellën e klubit francez

F.autor

Mbrojtësi i Uruguait i mallëngjen të gjithë, shpërthen në lot teksa ndeshja luhej ende (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Cristiano RONALDO pranë transferimit te gjiganti italian

Sadik.Autor

Leave a Comment