Futboll Kategoria Superiore Sport

MENDON PËR SEZONIN E RI/ Një skuadër nga e para, Kastrioti vijon të jetë ende në proces ndërtimi

Kastrioti vijon të jetë ende në proces ndërtimi të skuadrës, ku largimet e shumta do të mbushen me lojtarë të tjerë gradualisht, ndonëse koha sa vjen e shkurtohet. Deri më tani ka pasur shumë akorde me lojtarë të ndryshëm, por jo mjaftueshëm për të pasur një ekip të plotë dhe të dubluar në të gjitha pozicionet.

Aktualisht ka disa futbollistë që po provohen nga trajneri Ramadan Ndreu dhe këtë fundjavë do të jepet edhe vlerësimi përfundimtar për ta, nëse e kanë kaluar testin apo jo. Në javën e ardhshme pritet që të ketë disa afrime dhe skuadra të zhvillojë ndonjë miqësore për të provuar veten.

Axhenda e Kastriotit vijon më pas me fazën përgatitore, e cila me shumë mundësi do të zhvillohet në qytetin e Pogradecit. Gjithsesi, vendi nuk është vendosur përfundimisht nga klubi, pasi më parë do të kompletohet skuadra, e cila ka regjistruar plot 14 largime, shumica e tyre titullarë si Hidi, Çela Bojom, Bardhi, Rezi, Mehmeti, Shkalla, Deliaj dhe Daci. Të afruar deri më tani konsiderohen futbollistë si Edon Hasani, Edmir Sali, Bruno Arrabal dhe portugezi Ruben Silva.

Related posts

E BUJSHME/ Hysaj mund të ndërrojë skuadër pas vetëm 6 muajsh te Lacio

Delo.autor

I DHURON FITOREN LIVERPOOLIT/ Golat e Xherdan Shaqirit përlotin komentatorin shqiptar (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ James Harden te Cleveland, tronditet tregu i transferimeve në NBA, Garland kalon te Klippers

F.autor

Leave a Comment