Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ua pranoi shokëve, Insigne drejt transferimit tek Inter. Ja prapaskenat…

Situata e rinovimit të Lorenco Insinjes te Napoli ka ngecur dhe kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e Interit që po has probleme në vijën e parë ku të dëmtuarit Sançez i është bashkuar në infermieri edhe Lautaro Martinez. Zikaltrit e kanë ngritur në 15 milionë euro plus kartonin e Aleksis Sançezit, për të siguruar kapitenin napolitan të cilit i skadon kontrata vitin e ardhshëm.

Duke ditur se De Laurentis nuk do të donte ta humbte pas një viti falas, drejtuesit e Interit shpresojnë tek akordi për 30-vjeçarin, të cilin e pret një kontratë 4-vjeçare me 6 milionë euro në sezon.

Për sulmuesin do të shkojnë edhe fitimet nga të drejtat e imazhit, ndërsa në rast se transferimi do të ndodhë verën e ardhshme, për futbollistin shifrat do të arrinin 31 milionë euro në total për katër vite, ku 7 prej tyre do të paguheshin që në momentin e firmës dhe 24 të tjerat gjatë viteve të tij si zikaltër.

REAGIMI I LORENCOS – Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Insinje ndihet i zhgënjyer nga oferta e Napolit që pranon t’i rinovojë kontratën, por me 3 milionë euro në sezon, një më pak nga sa paguhet aktualisht.

30-vjeçari është i bindur për të provuar një aventurë të re dhe këtë ua ka pranuar shokëve të tij te Napoli.

Dëshira për të qëndruar është e madhe, por kampioni i Europës me Italinë nuk e pranon këtë trajtim pas një dekade në skuadër.

Duke parë edhe vullnetin e lojtarit, nuk është çudi që Napoli të dorëzohet përpara ofertës së Interit.

Ditët e fundit të merkatos do të jenë vendimtare, por ajo mes klubeve duket një lojë nervash ku vuajtjet më të mëdha po i kalon Insinje të cilit nuk po i jepet ajo që meriton, por as po lejohet të provojë fatin diku tjetër.

Insinje është gati për kampionët e Italisë dhe Inzagi mezi e pret për të shfrytëzuar plotësisht potencialin.

Related posts

Red Bulli futet midis Ferrarit dhe Mercedesit, shtrëngon duart me Hondan

Sadik.Autor

Nis operacioni fshesa, Barcelona do largojë tetë lojtarë

Sadik.Autor

Ceferin: Nuk e dua VAR-in në Champions për këtë arsye…

Sadik.Autor

Leave a Comment