Futboll Kategoria Superiore Sport

FINALJA E SUPËRKUPËS SË SHQIPËRISË/ FSHF-ja bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët. Ja çmimet e biletave…

Superkupa e Shqipërisë do të luhet në datën 28 gusht në stadiumin ‘’Elbasan Arena’’ aty ku do të përballet kampionia Teuta me fituesin e Kupës, Vllazninë.

Sfida do të luhet në orën 19:00 në prani të tifozëve, me ‘’Elbasan Arenën’’ që do të presë 30% të kapacitetit ashtu siç e parashikon dhe ligji për masat anti-covid.

FSHF-ja ka bërë me dije se shita e biletave ka filluar online dhe në Tiranë, ndërsa në Elbasan do të fillojnë të shiten në datën 26 gusht. Çmimet variojnë nga 200 lekë të reja deri në 1500 lekë në tribunën VIP.

Postimi i FSHF-së

🏆 𝑭𝑰𝑵𝑨𝑳𝑱𝑨 𝑬 𝑺𝑼𝑷𝑬𝑹𝑲𝑼𝑷𝑬̈𝑺 𝑺𝑬̈ 𝑺𝑯𝑸𝑰𝑷𝑬̈𝑹𝑰𝑺𝑬̈
𝑲𝑭 𝑻𝑬𝑼𝑻𝑨 – 𝑲𝑭 𝑽𝑳𝑳𝑨𝒁𝑵𝑰𝑨
🗓 28 gusht 2021
🕖 19:00
📍”Elbasan Arena” 🏟
🎟 Biletat i gjeni Online në www.bileta.fshf.org
➡️ Duke filluar nga dita e sotme në dyqanin e FSHF-së, 📍 hyrja e stadiumit kombëtar “Air Albania” dhe pranë stadiumit “Selman Stermasi”
➡️ Duke filluar nga data 26 gusht pranë biletarisë së 📍stadiumit “Elbasan Arena”

Related posts

SUPERKUPA E ITALISË/ Mesfushori Lulic ndëshkon Juventus me një goditje “fluturimthi”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

DASHURIA PËR FANELLËN/ Karabeci bën “paqe” me Ze Marian, ka dy fjalë edhe për MUKËN

Isa.Autor

KUNDË BARCELONËS DHE “PLESHTIT”/ Elkann: “Topi i Artë” duhet t’i jepet një kampioni të vërtetë që ndryshon skuadër

Delo.autor

Leave a Comment