Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Teuta. Rezultati 3-0

Laçi dhe Teuta luajnë ditën e sotme një nga sfidat më të rëndësishme të javës së nëntë në Superiore.

Në stadiumin e qytetit të Laçit, Cungu luan ndeshjen e tij të dytë në drejtimin e kurbinasve, pasi u mund në debutim nga Tirana. Bardhezinjtë kërkojnë pikë, edhe pse pret ekipin që kryeson Superioren.

Nga ana tjetër, Bleid Shkëmbi i beson të njëjtit formacion që fitoi edhe ndaj Flamurtarit, ndërsa në sulm rreshtohen Kalid dhe Nikaç.

 

LIVE | Laçi-Teuta 3-0

Nuabueze 20′ , 29′, Xhixha 50′  

KOMENTI LIVE

50′ GOOOOL LAÇI 3-0/ Redon Xhixha trefishon rezultatin. Pas një asisti të Lushkjas, sulmuesi Xhixha, shmang portierin Frashëri, teksa me të djathtën e dërgon topin në rrjetë, duke thelluar rezultatin! 

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

39′ Xhixha humbet një mundësi ideale për të shënuar golin e tretë! I vetëm përballë portierit Frashri, sulmuesi i skuadrës laçiane ka goditur, por topi është devijuar me këmbë nga portieri i Teutës!

29′ GOOOOL LAÇI 2-0/ Nuabueze dhuron spektakël, merr një top nga mesfusha, pasi shmang disa kundërshtarë, gjuan saktë nga brenda zonës!  Gjuajtja e tij vetëm devijohet nga Frashëri i cili sheh topin të përfundojë në rrjetë.

21′ Regi Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

20′ GOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida, vendasit e Armando Cungut pas një 11-metërshi të ekzektuar nga sulmuesi Nuabueze! 

19’ Penallti për Laçin! Arapi rrëzon brenda zonës sulmuesin Xhixha, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për vendasit! E merr përsipër sulmuesi Nuabueze!

7’ Todorovski harkon nga e djathta, por Stazhilla del dhe shmang gjuajtjen e Nikaç.

2’ Gjejnë golin kurbinasit pas goditjes së këndit, por anulohet goli për prekje të topit me dorë nga Domgjoni.

1’ Xhixha niset shpejt në të majtë, por topi i devijuar shkon mbi traversë.

 

FORMACIONET

LAÇI: Stazhila, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze.  Trajner: Armando Cungu.

 

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli, Aleksi, Çyrbja, Kallaku, Kalid, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Nuri Rrapaj, Emirion Sino (i katërt)

71787589_457192251572053_4343588022302801920_n

Related posts

MERKATOJA E BUJSHME/ Tottenham dhe 5 ekipet “BIG” të Serisë A synojnë talentin e Sampdorias

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Skuadra e Klopp fiton bindshëm dhe rimarrin kreun në Premier

Delo.autor

NUK ISHIN PJESË TË STAFIT/ Nisin hetimet ndaj doktorëve që vodhën të dhënat mjekësore të Fergusonit

Isa.Autor

Leave a Comment