Futboll Sport

GOL I PAZAKONTË NGA ANGLIA/ Shikoni realizimin epik të sulmuesit serb në Championship (VIDEO)

Një gol i pazakontë u regjistrua në ndeshjen e Championship-it anglez, mes Hadërsfilld dhe Fulhem, ku protagonist u bë sulmuesi serb Mitroviç. Skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 1-5, teksa në minutën e 9-të erdhi dhe realizimi epik.

Një top i gjatë i kthyer pas detyron portierin e vendasve të Hadërsfielldit të dalë nga porta e tij teksa në përpjekje e sipër për ta kontrolluar sferën me gjoks, ia server atë kundërshtarit. Edhe pse nga pamjet duket që topi ka dalë jashtë, gjyqtari vijon lojën, teksa përfiton aty Mitroviç, i cili në rrëzim e sipër, e devijon topin drejt rrjetës.

Një gol ky i pazakontë, si për nga mënyra si erdhi aksioni, ashtu edhe për nga realizimi.

Related posts

Vllaznia denoncon skandalin me Çinarin, u falsifikua transferimi i tij në Spanjë

Sadik.Autor

“BARCELONA PA IDENTITET”/ Rrëfimi special i Dani Alves: Me Juventus viti më i keq i karrierës, Messi nuk më…

Delo.autor

HUMBJE “DRITHËRUESE” NDAJ LAÇIT/ Por “bardheblutë” kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment