Futboll Premier League Sport

RRËFEN MOMENTIN E VËSHTIRË/ Lingard: Konsumoja shumë alkool, ju tregoj si më shpëtoi vëllai

Stres, depresion, mungesë vetëbesimi dhe gati për t’u “dorëzuar”! Xhesi Lingard, ka rrëfyer së fundmi, një nga periudhat më të vështira të jetës së tij.

28-vjeçari anglez, i cili shkëlqeu te Uest Hem, sezonin e kaluar, tregon planin e hartuar në mars të vitit 2020, nga ku erdhi edhe ringjallja. Meritë për këtë ka vëllai i tij Louie Skot dhe trajneri i 17-vjeçarëve të Greqisë, Aleksandros Aleksiadis.

“Doja të largohesha nga Anglia. Jo të ikja në Spanjë, por në Kinë ose Arabinë Saudite, në një vend ku do të isha larg vëmendjes dhe mund të përqendrohesha vetëm te futbolli.

Kisha marrë shumë ofendime në rrjetet sociale, isha i dëshpëruar. Në një moment, vëllai im më tregoi disa video të viteve të kaluara, dhe më bindi të qëndroja në Angli. Ai po përpiqej të më bënte të kuptoja se çfarë lojtari i mirë kam qenë.

I thashë vetes se mund t’ia dilja. Ishte e vështirë dhe e rëndë, depresioni po më largonte nga futbolli. Konsumoja shumë alkool, për të lehtësuar dhimbjet ishte një periudhë realisht shumë e vështirë.

Unë kurrë nuk kam qenë një pijanec, por po e bëja për të lehtësuar dhimbjet dhe për të gjetur paqen brenda vetes sime. Kur më në fund u hapa dhe fillova të flas me familjen, kjo gjë me të vërtetë më ndihmoi. Unë ua kam borxh atyre”, tregon Lingard.

Related posts

Coutinho i Barcelonës, nesër mbërrin në ‘Camp Nou’

Q.Autor

Sulmuesi i Dortmundit dëmtohet, rrezikon Botërorin

Sadik.Autor

TRONDITET JUVENTUSI/ PSG në garë me Man United për mbrojtësin BARDHEZI

Isa.Autor

Leave a Comment