Futboll Ligue 1 Sport

GRUSHTA, SHKELMA DHE BËRRYLA/ Shihni “mikpritjen” speciale të mbrojtësve të Reims për Messin (VIDEO)

Lionel Mesi ka bërë debutimin e tij me fanellën e PSG-së, duke nisur kështu një epokë të re në karrierën e tij. E ndërsa të gjithë presin të shijojnë magjitë e argjentinasit në Francë, ky i fundit ka filluar të shijojë “mikpritjen” në kampionatin e ri.

Edhe pse luajti më pak se 30 minuta në këtë duel, Mesit iu bë e qartë se çfarë duhej të priste në kampionatin francez nga mbrojtësit kundërshtare, Sa herë që kapte topin ai rrethohej nga 2 apo 3 futbollistë dhe këta të fundit nuk është se kurseheshin ndaj tij.

Në të tre rastet kur Mesi u mundua të driblonte mes kundërshtarëve, gjendej ndokush që e ndalonte me shpejtësi me shkelma, grushte apo bërryla.

Në tre raste të ndryshme, futbollisti përfundoi në tokë i goditur nga kundërshtarët, me faulle që ndoshta në Spanjë nuk i pësonte dhe aq shpesh, por me të cilët duhet të mësohet në kampionatin francez, siç e tregoi “mikpritja” te Reims.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ëndrra e presidentit Zhang për “Jashtëtokësorin”, Inter nis ofertën

Delo.autor

(FOTO) Barcelona 3-0 Levante/ Njihuni me notat e lojtarëve, Messi më i miri

Q.Autor

Juventusi në alarm, dëmtohet sulmuesi në prag të sfidës me Romën

Q.Autor

Leave a Comment