Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJA NDAJ ANDERLEHT/ Trajneri Duro: U ndëshkuam në dy momente të veçanta, pasi…

Shpëtim Duro e bëri historinë e tij me Laçin në dy turet e para në Konferencë Ligë dhe ndaj Anderlehtit, me diferencat që kanë skuadrat, marrja e një rezultati pozitiv ishte thuajse një mision i pamundur.

Në intervistën ekskluzive të dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, tekniku i kurbinasve ka “peng” vetëm dy golat në goditjet standarde, të cilët asnjëherë nuk i kishin pësuar, por që ndodhi pikërisht ndaj Anderlehtit.

Sipas tij, loja mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë, ndërsa mungesat e Mazrekajt dhe Shehut bënë punën e vet, pa hequr mënjanë edhe potencialin e kundërshtarit. Duro nuk ka “pishmane”, sepse në fund të fundit e mbyllin me krenari këtë rrugëtim në Europë, ku edhe pse janë ende edhe 90 minuta për t’u luajtur, ai nuk beson më te mrekullitë.

U mundët 3-0, por para pësimit të golit po e përballonit mirë ndeshjen. Si e patë?

Më vjen keq, sepse u ndëshkuam në dy momente të veçanta, pasi deri në ato çaste ne po luanim mirë dhe ishim vendosur mirë në fushë, me një kundërshtar që nuk kishte aspak vështirësi. Ishte e pafalshme, në dy situata standarde ndëshkohesh dhe me një skuadër të nivelit të tillë po u ndëshkove vështirësohen gjërat. Vetëm për këtë moment më vjen keq, pasi nuk ishte pjesa e parë për të shkuar në 2-0. E thashë, është i pafalshëm ndëshkimi në dy situata standarde.

Pavarësisht diferencave që diheshin, prisnit më shumë nga ekipi juaj?

Në pjesën e parë ne luajtëm mirë. Më pas edhe me rezultatin, kundërshtari lirohet akoma më shumë dhe me atë potencial të madh që ka në të gjitha aspektet, sigurisht që bëhet më e vështirë.

Po mungesat e Mazrekajt dhe Shehut sa ndikuan?

Janë dy ndër lojtarët më të mirë, pasi e mbajnë topin dhe i krijojnë shumë frymëmarrje skuadrës. Kemi aktivizuar Ademin që vetëm dy ditë stërvitje ka bërë me ne, por unë e komplimentoj për lojën e tij, sepse ka tre muaj pa luajtur dhe me dy ditë stërvitje u ingranua në një ndeshje me skuadër të nivelit të lartë. Pengu është vetëm pjesa e parë, sepse nëse do të kishte përfunduar në barazim, do të ishte diçka tjetër. Golat nuk duhet të ishin pësuar dhe më vjen keq, pasi nuk jemi ndëshkuar asnjëherë me situata standarde.

Ndeshja e kthimit në Belgjikë…

Ne e kemi mbaruar detyrën tonë. Kemi arritur një objektiv historik për Laçin dhe do të jetë kënaqësi të luajmë në Bruksel me Anderlehtin. Por, objektivi ynë ka mbaruar dhe i kemi përfunduar me mjaft krenari këto eliminatore.

Related posts

RUSI 2018/ Kore e Jugut-Meksikë, aziatikët kanë shumë probleme

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Jose Mourinho pret vetëm shkarkimin e Zidane

F.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Apolonia-Vllaznia. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment