Futboll Premier League Sport

I JEP LAMTUMIRËN JUVENTUS-IT/ Ronaldo: Nuk fituam gjithçka që dëshironim, por… (VIDEO)

Kristiano Ronaldo ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i dërguar një mesazh lamtumire tifozëve të Juventusit. Portugezi, ka bërë një postim të gjatë ku i falënderoi për mbështetjen gjatë kësaj aventure të tij.

“Sot po largohem nga një klub i mahnitshëm, më i madhi në Itali dhe padyshim një nga më të mëdhenjtë në të gjithë Europën. Dhashë zemrën dhe shpirtin për Juventusin dhe do ta dashuroj gjithmonë qytetin e Torinos deri në ditët e mia të fundit. “Tiffosi bianconeri” (tifozët bardhezi) gjithmonë më kanë respektuar dhe jam munduar t’i falënderoj duke luftuar për ata në çdo ndeshje, çdo sezon, çdo turne. Në fund, mund të shohim mbrapa dhe të kuptojmë që kemi arritur gjëra të mëdha, jo të gjitha ato që dëshironim, por gjithsesi, kemi shkruar një histori mjaft të bukur bashkë.

Unë do të jem gjithmonë një prej jush. Ju tashmë jeni pjesë e historisë time, ashtu siç ndjej se jam pjesë e tuajës. Itali, Juve, Torino, “tiffosi bianconeri”, ju do të jeni gjithmonë në zemrën time”, shkruante Ronaldo në postimin e tij që shoqërohej edhe me fjalët e himnit të Juventusit.

VIDEO

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Atletico Madrid-Juventus. Rezultati 0-1

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Balerinat ndjekin ndeshjen me 1 celular, ja VIDEO që u bë virale

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED-PSG/ Tuchel i beson sulmin treshes Mbappe-Kean-Neymar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment